Dorëheqje historike në BBC, largohet drejtori i përgjithshëm dhe shefja ekzekutive

9 Nëntor 2025, 20:50Bota TEMA
Dorëheqje historike në BBC, largohet drejtori i përgjithshëm

Tim Davie ka njoftuar sot, 9 nëntor, dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm të BBC-së pas 5 vitesh në detyrë, duke pranuar se “kanë ndodhur disa gabime” dhe se ai duhet të “marrë përgjegjësinë përfundimtare”.

Gjithashtu, shefja ekzekutive e BBC News, Deborah Turness, njoftoi dorëheqjen e saj pas një raporti të gazetës gjatë javës, që akuzonte institucionin mediatik për editim selektiv të një fjalimi të Donald Trump në ditën e protestës masive në Capitol, në janar 2021.


Siç shkruajnë mediat e huaja, gjithçka lidhet me një ankesë të Michael Prescott, ish-këshilltar i jashtëm i komitetit për standardet editoriale të BBC-së, i cili ngriti shqetësime gjatë verës mbi mënyrën se si ishin bashkuar fragmentet e fjalimit të presidentit amerikan më 6 janar 2021 në dokumentarin Trump: A Second Chance?

Dokumentari u transmetua një javë para zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, dhe kritikët thanë se ishte i manipuluar, pasi ishte hequr pjesa ku presidenti thoshte se dëshironte që mbështetësit të demonstronin paqësisht.

Deklarata e Tim Davie
Davie i dërgoi stafit një deklaratë duke konfirmuar largimin pas 20 vitesh në BBC, duke thënë:

Ky është një vendim krejtësisht personal dhe mbetem shumë mirënjohës ndaj bordit për mbështetjen e tyre të pandryshueshme dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë ditët e fundit.

Ai shtoi se po punonte me bordin për të përcaktuar kohën më të përshtatshme për një kalim të rregullt të detyrës tek pasardhësi i tij.

“Kam reflektuar mbi kërkesat shumë intensive personale dhe profesionale të këtij roli për shumë vite dhe dua t’i jap pasardhësit tim kohë për të ndihmuar në formësimin e planeve të statutit që do të zbatojë“, ka thënë ai.

Ai shtoi se BBC ka një rol të veçantë në këto kohë dhe se ndihmon Mbretërinë e Bashkuar të jetë një vend tolerant dhe interesant.

“BBC nuk është e përsosur dhe duhet të jemi gjithmonë të hapur, transparentë dhe të përgjegjshëm. Ndërkohë që kjo nuk është e vetmja arsye, debati aktual rreth BBC News ka ndikuar po ashtu në vendimin tim.”

5 Komente

  1. R
    Real

    U largua nje shkerdhate Sorosian, me ate kurven qe manipuluan lajmet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Majtist i vertete

      BBC eshte nje nga mediat me manipulatore dhe me mashtruese ne gjithe boten! Veshur me petkun e liberalizmit madje edhe te majtizmit, kjo media maskarade eshte nje nga me te poshtrat dhe genjeshtaret ne planet!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fund!

      Pavarshish se ky “ gabim” u gjet nga vete grupi auditues i BBC, kjo tregon se kollona e fundit e gazetarise u shemb dhe gazetaria e pavarur VDIQ. Robt ku ti kesh ti qe e bere ate montazh bashke me drejtorin. Mero, neser ver shiritin e zi tek faqja. Nuk e mendoja kurre se bbc do mund te bente montazh propagandistik, madje kaq te flliqur sa do e kishte zili dhe foxnews

      Përgjigjjuni
      1. j
        jkl;

        Fox News ( it ) ti marresh te keqen ti, se para 2 muajsh zuri vendin e pare si ' media me e pa besueshme ne USA" . Dolen kampion !

        Përgjigjjuni
        1. p
          pthuuuuuuuuuuu

          Kampion i maskarenjve dhe budallenjve je ti mor jk;l

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje