Drejt ditës zero

26 Shkurt 2024, 11:26Bota TEMA
Drejt ditës zero

Mexico City, një metropol me afro 22 milionë banorë dhe një nga qytetet më të mëdha në botë, po përballet me një krizë të rëndë uji. Shkaqet për këtë nisin që nga pozita gjeografike, te zhvillimi kaotik urban e deri të infrastruktura problematike, elementë të cilëve u shtohet ndryshimi klimatik.

Vitet e fundit, sasia e reshjeve është reduktuar, periudhat e thatësirës janë zgjatur dhe temperaturat janë ngritur. Kjo ka shtuar stresin mbi një sistem uji që po që e ka gjithnjë e më të vështirë të përballojë kërkesën në rritje. Kufizimet janë bërë normale.

Ndërsa politika nuk pranon krizën, disa ekspertë thonë se situata tani ka arritur në nivele kaq kritike, saqë Mexico City mund të shkojë drejt “ditës zero” brenda disa muajsh. Praktikisht, kjo do të thotë asnjë pikë uji në çezmat e pjese të madhe të lagjeve të qytetit.

Meksiko City është një nga qytetet me dendësinë më të madhe të popullsisë. Ai shtrihet në lartësinë 2 240 m metra mbi nivelin e detit, mbi një tokë me argjilë, në të cilën tani po zhytet. Kjo e ka bërë më të prirur të preket nga tërmetet dhe ndryshimi i klimës, vendi i fundit ku dikujt do t’i shkonte mendja të ndërtonte një megaqytet sot.

Aztekët e zgjodhën atë për të ndërtuar qytetin Tenochtitlan në 1325, kur aty kishte disa liqene. Ata ndërtuan në një ishull, duke e zgjeruar qytetin nga jashtë, me rrjete kanalesh dhe urash.

Por kur spanjollët mbërritën në fillim të shekullit XVI, ata shkatërruan pjesën më të madhe të qytetit, thanë shtratin e liqenit, mbushën kanale dhe shkatërruan pyjet. “Ata e panë ujin si armik për t'u mposhtur, në mënyrë që qyteti të lulëzonte", thotë Jose Alfredo Ramirez, arkitekt dhe bashkëdrejtor i Groundlab, një organizatë kërkimore për projektimin dhe politikat.

Vendimi i tyre shtroi rrugën për shumë nga problemet moderne me të cilat përballet sot qyteti. Ligatinat dhe lumenjtë janë zëvendësuar me beton dhe asfalt. Në sezonin e shirave, ka përmbytje. Në verë gjithçka thahet.

Rreth 60% e ujit të qytetit të Meksikos vjen nga akuiferi i tij nëntokësor, por ai është shfrytëzuar tej çdo kapaciteti, saqë qyteti po fundoset me një ritëm të frikshëm - rreth 20 inç në vit, sipas hulumtimeve të fundit. Dhe depozita nuk mbushet me shpejtësinë e dikurshme, pasi uji i shiut mbetet në sipërfaqet e forta dhe të papërshkueshme të qytetit, në vend që të thithet nga toka.

Pjesa tjetër e ujit pompohet nga distanca të mëdha, një proces tepër joefikas, gjatë të cilit rreth 40% e ujit humbet. Aktualisht, Meksiko furnizohet me 39% të sasisë së ujit që i duhet.

Verën e kaluar, vala brutale e të nxehtit mori të paktën 200 jetë. Ndërsa popullsia rritet, sistemi i furnizimit me ujë nuk po e ndjek me të njëjtin ritëm.

Kriza i ka bërë banorët e qytetit të ngrenë pyetjen se kur do të vijë dita zero, praktikisht momenti kur sistemi bie në nivele aq të ulëta sa nuk do të jetë në gjendje t’i furnizojë me ujë.  Shumë kanë parashikuar se kjo ditë do të jetë 26 qershori.

Kryebashkiaku Martí Batres Guadarrama thotë se situata po hiperbolizohet nga kundërshtarët politikë, por ndërkohë nuk u përgjigjet pyetjeve specifike mbi perspektivën e një ditës zero.

Raúl Rodríguez Márquez, kreu i Grupit Këshillimor të Ujit, një OJF, thotë se ai nuk beson se qyteti do të shkojë deri në atë pikë gjatë këtij viti, por thotë se ndryshimet janë të domosdoshme.

Ne jemi në një situatë kritike dhe mund të arrijmë një situatë ekstreme në muajt e ardhshëm”, tha ai për CNN.

Ekspertët kanë propozuar ndryshime të menjëhershme në mënyrë që të shmanget kolapsi: Trajtimi më i mirë i ujërave të zeza për të rritur disponueshmërinë e ujit dhe për të ulur ndotjen, ndërtimin e një sistemi efektiv të mbledhjes së ujit të shiut, në mënyrë që banorët të reduktojnë me 30% varësinë nga rrjeti i ujit. Rritja e hapësirave të gjelbra dhe në terma afatgjatë ftohja e qytetit shihen si strategji që do të ndihmonin.

Kriza e ujit ka thelluar pabarazinë në qytet. Ndërsa disa banorë janë të detyruar të përballojnë mungesën e tij, të tjerë - ata në enklavat më të pasura - mbeten kryesisht të paprekur nga kriza.

"Ka akses qartazi të pabarabartë në ujë në qytet dhe kjo lidhet me të ardhurat e njerëzve," tha Sosa-Rodríguez. Ndërsa dita zero mund të mos jetë ende përpara për të gjithë qytetin e Meksikës, disa lagje e kanë parë atë prej vitesh.

8 Komente

  1. t
    troc

    Rrofte lali Dhjeri!

    1. P
      Prostituta Kombetare sali

      Aquiferi?! Keshtu eshte kur gjithe pallat ne kete vend behen politikane, prostituta dhe gazetare!

      1. H
        Humoristi

        Tana fajet i ka Rama,deklron Berisha nga papafingo e katit tete!?Si o meksekinate nuk e degjojne gjyshin eVicitolit!?

        1. T
          Treni

          Po me orar tani, si në Shqipëri. Wdhe ndonjë depozitë aty dhe je në rregull. Ne jena mësuar fundja.

          1. R
            Ramut bolja

            O arnauter behet fjal per Mexico City jo Tirona city

            1. ¿?

              Kjo osht me na mush menjen qi ka ene mo keq se Tirona.

              1. ¿?

                Kjo osht me na mush menjen qi ka ene mo keq se Tirona.

                1. U
                  Usa

                  Filluan komentet berrishjane serbomalazeze...non grata...

                  Lini një Përgjigje