
Atentati plot mistere ndaj automjetit të filozofit dhe ideologut rus, Alexandr Dugin, ku vdiq e bija Darya, ka tronditur opinionin publik rus, ndoshta edhe më shumë se lajmet që vijnë nga fronti ukrainas.
Jo vetëm sepse ngjarja ndodhi në Moskë, por sepse objekti ishte pikërisht një nga personat e cilësuara si nga ato më me influencë në Kremlin, edhe pse jo zyrtarisht.
Ndër to, Dugin cilësohet si nga më ekstremët. Lider dhe themelues në vitet ’90 të partisë nacional-bolshevike, praktikisht një parti e së majtës staliniane, por me simbolika të përafërta me nazi-fashizimin, Dugin prej vitesh mbante zyrtarisht postin e kreut të Sociologjisë në Universitetin e Moskës, por de facto edhe atë të këshilltarit të disa personazheve në zë të politikës ruse.
“Nuk ka të bëjë vetëm me denazifikimin e Ukrainës dhe mbrojtjen e Donbasit, jemi në luftë me Perëndimin, sepse ai është Antikrishti”, është një nga fjalitë e tij më të ashpra në mbrojtje të sulmit rus, për të cilën thuhet se u pezullua nga posti universitar.
Por “profesorët” nga të cilët Putin thuhet se merr drejtimin e tij strategjik janë të shumtë. Duke filluar nga Sergey Karaganov, dekan i fakultetit të Ekonomisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Moskës. Vizioni i tij për rolin shpëtimtar të Rusisë ndaj vendeve që dikur përbënin Bashkimin Sovjetik, ka qenë justifikimi teorik i fushatës ukrainase.
Por lista që ka inspiruar doktrinën Putin, duket e gjatë.
Duke filluar nga 55-vjeçari Fyodor Lukyanov, kreu rus i Global Affair dhe mbështetës i orientimit drejt Pekinit dhe jo perëndimit të politikës ruse, bashkë me emra si Timofei Bordachev, emri më i shquar i Institutit të tipit “Think Tank” i njohur si Valdai Club, ku spikasin edhe emra të rinj dhe emergjentë si Dmitry Suslov dhe Andrei Sushentsov, lektorë deri më tani në disa prej universiteteve më prestigjioze të botës, në Europë dhe në SHBA, por mbështetës ndaj vendimeve gjeostrategjike të Moskës zyrtare.
Bota akademike praktikisht nuk ka në majat e saj asnjë personazh disident, me rektorin e universitetit të Moskës, më i rëndësishmi në vend, Anatoly Torkunov, që sipas opozitës po shndërron universitetin në një makinë konsensusi për Putin dhe vizionin e një Rusie që supremacinë e saj duhet ta bazojë te forca ushtarake, dhe jo te rregullat ndërkombëtare.
Studentë të atij universiteti kanë qenë edhe figura sot të njohura si zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ndër më aktivet gjatë luftës, si dhe përfaqësues të mediave shumë të ndjekur, nga drejtoresha e kanalit Russia Today, Margarita Simonyan, deri tek moderatori aspak i moderuar, Vladimir Solovyov, që nga kanali shtetëror më i ndjekur në vend, ndoshta i vetmi që kapet në çdo cep të atij vendi aq të madh, përditë lëshon mllef dhe akuza ndaj perëndimit, armikut që duhet të shkatërrohet për të mos u shkatërruar.
në kohë diktaturash kemi një lulëzim të lakejve!! këta lakej nuk janë vetëm ata që lëpijnë bythë thjeshtë për zanat,por ka dhe një lulëzim të lakeve të kalemit!!normalisht quhe fillozofë e teoricjenë!! është e vërtetë se ka nga ata që janë me të vërtetë fanatikë të ndyrë,por shumica është thjeshtë sahan lëpirëse që kërkon të hajë "supën e përditëshme" duke shkuar pas fillit të diktatorit!! kujtoni periudhën tonë komuniste,kujtoni "fillozofët","teoricienët"që lindën dhe u zhvilluan në atë kohë!! e pastaj filloni e kontrolloni të njëjtët sot!do të shikoni në internet biografitë e tyre të mbushura me shkollra të mbaruara në perëndim,me botime të shkruara kundër asaj që të vrisni deri dje!! mbi të gjitha,dhe kjo është më e ndyra,asnjë prej tyre nuk ka kërkuar falje për atë që ka shkruar deri dje!të gjithë kanë qënë më të persekutuarit!!fillojeni me shkritarin fillozof mol kadarja!! të tillë janë dhe këta që janë nën "majën e aisbergut"dugin!!
Shoku , pjesa e fundit e komentit sikur nuk shkon , ke bere pershkrim shume te bukur , vec paralelizmi me Ismail Kadarene sikur nuk shkon ...dua vetem te te kujtoj se Kadarene e shpetoj fama e tij ne mbare Boten dhe valuta ne $ qe futej ne Shqiperi nga shitjet e librave ne librarite ne mbare Boten qe per Shqiperine ishte oksigjen mbijetese , perndryshe Kadarese do tja kish nxjere gjuhen jasht per se gjalli diktatori Hoxha ....JU keni mendimit tuaj dhe ne demokraci eshte teper e kuptushme , vec kam mendimin se Kadareja nuk ka pse te kerkoje falje .....dhe mbi te gjitha nuk krahasohet me keta sahalepiresat qe i lepien Putinit , per keta eshte e paimagjinushme se si mund te kesh mbaruar studimet ne Perndim dhe te japesh leksione ne Rusi dhe te vishe ne nje vije te drejtperdrejte me Presidentin rus , eshte absurde ....nuk po e vazhdoj me tej per te mos sbehur komentin tend per ta se e ke pershkruar bukur dhe sakt ....nje tung te sinqerte
hajro,me të vërtetë e ke?? dy romanet për enverin të molit të kadareve,e kanë ngritur atë më lartë se gjithë llapaqenëritë e vekes vetë dhe të të tjerëve që e fusnin veprën e tij dhe në prodhimin e ujit të lumenjve!! e ti më thua se nuk ka për të kërkuar falje moli?? në një kohë që na i bënte më të madh se legjenda e gjergjit,nuk them se gjergji vetë,por më të madh se legjenda e tij,vetë e dinte se çfarë muti ishte enveri!! këtë e ka thënë me gojën e tij,mol bytha,e deri më sot ai lake i rehatisë së vetë,nuk ka kërkuar asnjëherë falje për atë mashtrim që na ka bërë!! të tjerat mbaji për vete dhe i pafsh hajrit mashtruesit të ulët ismail kadare!! ps:herë tjetër kur të replikosh,vëre mausin tek "përgjigjuni",për ta kuptuar se po replikon me dikë!!