
Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi sulme ajrore kundër grupeve të mbështetura nga Irani në Siri të martën, pak më shumë se një javë pasi një numër raketash goditën pranë një baze ushtarake në Sirinë verilindore që strehon trupat amerikane.
Sulmet ajrore të kryera nga ushtria amerikane kishin në shënjestër grupet e mbështetura nga Irani në Deir ez-Zor Siri, përkatësisht ndaj infrastrukturës së përdorur nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
Sulmet “kanë pasur qëllim të kufizojnë rrezikun e përshkallëzimit dhe që të minimizojnë rrezikun për viktima”, ka thënë Komanda amerikane.
Megjithatë, ajo as nuk ka identifikuar shënjestrat dhe as nuk ka ofruar të dhëna nëse ka pasur të vdekur si pasojë e sulmeve.
SHBA mban afërsisht 900 trupa në Siri, të ndarë kryesisht midis bazës At-Tanf dhe fushave lindore të naftës të vendit.
Lini një Përgjigje