
Qindra njerëz u mblodhën sot në Moskë për funeralin e Daria Dugin, vajzës së ideologut ekstremist Alexander Dugin, i cili mbështeti sulmin në Ukrainë dhe u vra në një sulm me makinë bombë për të cilin Moska fajësoi Kievin.
Daria Dugin u vra mbrëmjen e së shtunës kur makina që ajo po drejtonte shpërtheu në një rrugë afër Moskës. Ajo ishte 29 vjeçe.
Një gazetare dhe mendimtare politike, ajo ishte e bija e Alexander Dugin, një ideolog dhe shkrimtar ultra-nacionalist që propozonte një doktrinë imperialiste. Ashtu si babai i saj, ajo mbështeti fuqishëm pushtimin rus të Ukrainës.
Më pak se 48 orë pas vdekjes së Darias, shërbimet ruse të sigurisë (FSB) thanë të hënën se kishin arritur në përfundimin se sulmi ishte planifikuar dhe kryer nga shërbimet e inteligjencës ukrainase. Por Kievi ka mohuar çdo përfshirje.
Sot qindra njerëz, kryesisht të afërm, miq, nacionalistë dhe zyrtarë politikë të një mendjeje, i bënë nderimet e fundit para arkivolit të saj, sipër të cilit ishte varur një fotografi e madhe bardh e zi e saj.
Babai i saj, 60-vjeçari Dugin, i cili prej vitesh ka mbrojtur krijimin e një perandorie të re ruse që do të thithte territoret e vendeve si Ukraina, i tha turmës se vajza e tij kishte vdekur për Rusinë.
“Nëse vdekja e saj tragjike prek dikë, ajo do t’i kërkonte atij të mbronte Ortodoksinë e shenjtë (ruse), popullin dhe atdheun”, tha Dugin, i veshur me të zeza dhe dukshëm i prekur. Ai vdiq për Rusinë, në atdheun dhe në vijën e frontit, që nuk është në Ukrainë, por këtu”.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, presidenti rus Vladimir Putin denoncoi “një krim të neveritshëm dhe të vrazhdë”, i cili “preu para kohe fillin e jetës së Daria Dugin, një person i shkëlqyer dhe i talentuar me një zemër të vërtetë ruse”.
Presidenti rus gjithashtu e nderoi pas vdekjes me Urdhrin prestigjioz të Guximit.
Nuk e kuptoj se ku qendron ketu ekstremizmi i tij ??? Zgjuarsia dhe largepamesia dri ne ate grade qe te frymezoje Putinin?? Idete e tij jane me teper vepra te nje skizofreni, te thuash dhe te botosh liber dhe te studioheet neper shkolla ushtarake , ne ushtri e gjetke se do shkateroj Europen , Shtetet e Bashkuara dhe pastaj Kinene qe te dominoje Rusia , e nuk e mer per shume te zgjyuar ....thua se gjithe bota do ri te beje sehir ruset , pastaj si do mari Europen ?? Ai ska per te nare Ukrainene , do mari gjithe boten ???? Gomarlleku ne kulmin e tij ...
uran mund dhe të frymëzojë një skizofren tjetër,por mund dhe të përdoret nga një skizofren si putini.nuk luan ndonjë rrol të madh,në është frymëzues a i përdorur,e rëndësishme është se ai me "veprën" e tij,frymëzon urrejtjen dhe agresioni!! prandaj njerëz të tillë nuk mund ti quash vetëm "shprehje të një mendimi alternativ",pra ndryshe nga mesatarja e masës së shoqërisë!! ti shtron pyetjen"si do marrë europën"?? në kushtet e sotme,nuk e merr dot,por nëse një skizofren i tillë së bashku me një tjetër si putini,shtohen kollaj në turmën amorfe njerzore!! po ti këthehesh historisë njerzore do të shikosh se ke aq shumë raste të tilla,jo të njëjta,por të ngjashme në formë!! që nga egjypti i lashtë,ka mjaftuar një prift që i ka mbushur mëndjen një faraoni që ai të detyrojë tërë shtetasit ti përulen një perëndie të zgjedhur nga ai! mos harrojmë persekutimin disa shekullor të kristianëve nga romakët!brënda ditës u bë besim i perandorisë,sepse ju mbush,ja mbushën mëndjen kostandinit!! të mos harrojmë nacionalsocializmin gjerman që pati një përhapje shumë të madhe gjat ardhjes në pushtet të hitlerit!! në shoqërinë njerzore,ka një grup të vogël që është i vendosur!për mirë a për keq nuk ka rëndësi,pjesa tjetër varion në atë grup që quhet amorfe!një masë që mund të drejtohet në bazë të drejtimit "nga fryn era"!! për këtë shkak njerëz si dugin janë të rrezikshëm!ata ju mbushin mëndjen një pjese të masës amorfe,në këtë pjesë mund të jetë dhe shtetari,ose përdoren nga politikani për të arritur qëllimet e tij autoritare,diktatoriale,imperialiste!!