Erdogan shprehet optimist për një takim mes Putin dhe Zelensky

23 Gusht 2022, 18:00Bota TEMA

Erdogan shprehet optimist për një takim mes Putin dhe Zelensky

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpreson të organizojë një takim midis udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin të Rusisë.

Erdogan ka kërkuar të luajë rolin e paqebërësit që nga shpërthimi i konfliktit. Duke folur pas një takimi të kabinetit, ai tha se shpresonte të organizonte një samit midis liderëve “për të zgjidhur plotësisht këtë krizë”.

Sakaq, si Kievi ashtu edhe Moska kanë hedhur poshtë çdo perspektivë për një takim midis Putinit dhe Zelenskit në javët e fundit. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i Rusisë në OKB  tha për Financial Times se një samit i tillë nuk ka gjasa të ndodhë.

 

1 Komente

  1. g
    ganiu

    Ka mësuar dhe ky nga Teitan Shehu, fluturon me presh në bythë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje