Macron thirrje komunitetit ndërkombëtar: Të mos tregojmë asnjë dobësi përballë Rusisë

23 Gusht 2022, 16:30Bota TEMA

Macron thirrje komunitetit ndërkombëtar: Të mos tregojmë

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri sot thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos tregojë asnjë dobësi dhe asnjë frymë kompromisi ndaj Rusisë, ndërsa lufta në Ukrainë hyn nesër në muajin e saj të shtatë.

“Ne nuk mund të tregojmë asnjë dobësi, asnjë frymë kompromisi, sepse ka të bëjë me lirinë e të gjithëve ne dhe paqen në të gjitha anët e planetit”, deklaroi ai në një videomesazh në samitin “Platforma e Krimesë”, në të cilin marrin pjesë shtetet që mbështesin Ukrainën.

Emmanuel Macron ftoi edhe një herë Rusinë “të pushojë armiqësitë, të tërheqë trupat e saj nga i gjithë territori ukrainas dhe të zgjedhë diplomacinë për të rivendosur paqen”.


Evropianët janë të gatshëm të mbështesin betejën e Ukrainës përgjithmonë, tha presidenti francez duke iu drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.

“Franca dhe Bashkimi Evropian, së bashku me shumë aleatë dhe miq të Ukrainës, po bëjnë atë që është e nevojshme për të mbështetur luftën tuaj”, tha ai.

“Vendosmëria jonë nuk ka ndryshuar dhe ne jemi të gatshëm ta ruajmë këtë përpjekje përgjithmonë”, theksoi Emmanuel Macron.

2 Komente

  1. P
    Punetori

    Me se fundi i qenka mbushur mendja Makronit qe Putini eshte e keqja me e madhe e Europes dhe e botes .

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uran Marku

      Me bla bla bla i eshte mbushur ......armatim nuk shikoj te coje pinoku francez ....ka boll arme , dhe nga me modernet ....Britania e Madhe , Gjermania , dhe Franca ...duhet te lene menje ane deklaratat pompoze dhe te tregojne veten ne realitet ....te dergojne ne Ukraine armatim te rende ...vetem me armatim te rende mund te dergohet ariu i siberise mbrapa andej nga erdhi ....ju kujtohet se si e ndoqen amerikanet ne vitet 80 nga Avganistani ?? Nuk e furnizun Avganistanin me ak47 por me armatim modern dhe te rende .....dhe ruset edhe pse ishin federate ne perberje 15 shtete iken me bisht ne shale .....armatim te rende e vetmja rruge drejt fitores ...deklarata , patriotizem , te risin nivelin psikologjik ama nuk jane faktore vendimtare ....te stervitin ushtrine ukrainase sic bene ruset me vjetnamezet kundra amerikaneve .....e vetmja formule ....ama thjesht nuk kane bythe , i tremben Putinit ...kane frike se mos u mbyll rubineten e gazit , dhe nuk e dine qe rubineta do mbyllet , keshtu qe qijani robt ...coeni mbarapa

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje