
Më 24 shkurt, bota u tmerrua kur pa raketat ruse të bombardonin Ukrainën. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian vendosën sanksione gjithëpërfshirëse kundër qeverisë ruse dhe presidentit Vladimir Putin. Njerëzit fatlumë që jetonin në një vend që aktualisht nuk po pushtohej nga rusët, u angazhuan të ndihmonin me çfarëdolloj mënyre që mundeshin, qofshin donacione të sendeve jetike për refugjatët, akte bamirësie apo të merrnin pjesë në protestat kundër pushtimit.
Këtë të mërkurë mbushen 6 muaj nga ajo ditë e tmerrshme. Blitzkrieg (sulmi rrufe) ka mbaruar, duke i lënë vendin një lufte më të ngadaltë rrënuese në jug të Ukrainës. Edhe pse situata nuk është më pak e rëndë se në fillim, qeveritë demokratike mund ta kenë më të vështirë ta bindin popullin e tyre për këtë, teksa këta të fundit po përballen me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Tani është koha e duhur për të bërë një bilanc të numrit të viktimave të luftës dhe atë çka pritet të ndodhë më tej.
Kostoja e luftës mbi të pafajshmit është shumë e rëndë
Edhe pse muaji më tragjik i viktimave në civilë duket se është pas nesh, qindra civilë ukrainas humbasin ende jetën çdo muaj dhe shumë të tjerë po plagosen.
Miliona refugjatë janë shpërndarë nëpër Evropë
Para fillimit të luftës, u vlerësua se 1-5 milion refugjatë mund të largoheshin nga Ukraina. Ky parashikim rezultoi të ishte shumë konservator. Aktualisht janë rreth 6.7 milionë refugjatë ukrainas të regjistruar dhe shpërndarë nëpër Evropë, pa llogaritur ata që janë kthyer në shtëpi. UNHCR ka regjistruar rreth 11 milionë kalime kufitare nga Ukraina dhe 4.7 milionë rikthime në vend.
Po zbehet mbështetja globale për Ukrainën
Tmerret që po ndodhin brenda Ukrainës, e kanë bashkuar botën demokratike dhe publikun e saj. Në Britaninë e Madhe, ku jetoj edhe vetë, valëviten ende flamujt ukrainas si një lloj mbështetje morale. Qeveritë kanë dërguar miliarda dollarë në Ukrainë në ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare, si dhe kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe përkrahësve të tij.
Por kjo nuk e ka ndalur gjakderdhjen dhe siç e theksojnë analistët, mbështetja e publikut do të zbehet sa më gjatë të zgjasë lufta, sidomos ndërsa vendet përballen me problemet e brendshme, siç është kostoja e lartë e jetesës. Në një sondazh në 10 vende evropiane të kryer në muajin maj, 42 për qind e të anketuarve thanë se qeveritë e tyre i kushtojnë shumë vëmendje Ukrainës dhe më pak problemeve të tyre.
Putin po e fiton luftën energjitike
Sigurisht, shumica e problemeve që ka sot Evropa, burojnë nga i njëjti armik si ai i Ukrainës: Vladimir Putin. Ndërsa po vazhdon bombardimin e Ukrainës, po e përdor me sukses si një armë energjinë ruse. Perspektiva nga tregjet energjitike është mjaft e zymtë. Javier Blas shkruan se pavarësisht parametrave që merren në analizë, fakt është se Putin po e fiton betejën energjitike. Rusia po fiton ende qindra miliona dollarë çdo ditë nga shitja e naftës për ta financuar pushtimin.
Kjo do të thotë se ajo ka mundësi të heqë dorë nga të ardhurat nga shitja e gazit, dhe të ushtrojë edhe më shumë presion mbi Berlinin, Parisin dhe Londrën, të cilat po përgatiten për rritje të madhe të çmimeve të energjisë dhe për mungesa të saj.
Çmimi standard i energjisë elektrike në Gjermani është rritur ndjeshëm gjatë 6 muajve të fundit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dhe po tregon pak shenja ngadalësimi. Gjermania ka bërë një punë të mirë për mbushjen e rezervave të saj të gazit, me objektiv nivelin 95 për qind deri në nëntor, që tanimë duket i arritshëm.
Por Julian Lee thotë se rreziku i një dimri të ftohtë, të shoqëruar me ndërprerje të energjisë elektrike mbetet shumë real për shumë njerëz në kontinent. Kjo për shkak se disponueshmëria fizike e energjisë është vetëm një pjesë e ekuacionit. Tjetra është çmimi, që po rritet gjithmonë e më shumë.
Kosova ka nisur tashmë ndërprerjen e energjisë, pasi kompanisë shpërndarëse i mbaruan paratë për të importuar energji nga Shqipëria. Gjatë 6 muajve të ardhshëm, ka të ngjarë që ne të shohim më shumë vende të ndjekin shembullin e saj. Mbretëria e Bashkuar po planifikon për ndërprerjen e energjisë në janar.
Zvicra është ende neutrale, dhe kjo është diçka pozitive
Qëndrimi i botës demokratike ndaj mizorive ruse, ngre një pyetje të vështirë për një vend të caktuar: Zvicrën. Neutraliteti ka qenë pjesë e identitetit kombëtar zviceran prej shekujsh. Por a mund të vazhdojë realisht të qëndrojë ajo neutrale, dhe të pretendojë se bart vlera demokratike dhe humanitare përballë këtij pushtimi? Andreas Kluth thotë se po. Në fund të fundit do të duhet të ndërmjetësohet arritja e paqes, dhe për këtë është thelbësor një mjedis vërtet neutral. Liqeni i Gjenevës është aktualisht opsioni më i mirë që kemi për bisedimet e këtij lloji.
Gjashtë muajt e ardhshëm do të ndryshojnë shumë nga gjashtë muajt e parë
Atëherë, çfarë pritet të ndodhë më pas? Sa i përket luftës, Hal Brands shkroi në fillim të muajit se lufta po hyn tani në një fazë të tretë dhe vendimtare. Faza e parë ishte sulmi i dështuar i Rusisë. E dyta sulmi i Moskës për të pushtuar të gjithë zonën e Donbasit.
Faza e tretë ka të bëjë me kundërofensivën e ukrainasve në jug. Nëse ata do të munden të rimarrin një territor të gjerë, koha do të jetë në anën e tyre. Kjo betejë ka të bëjë sa me psikologjinë, aq sa edhe me taktikat. Ndërkohë, prej gjysmë viti Putin ka qenë kaq shumë i fokusuar në ri-shpikjen e së kaluarës dhe mbijetesës së tij aktuale, sa që ka harruar të ardhmen.
Deri më sot, ai ka arritur të ruajë një lloj mbështetje publike. Dhe kjo kryesisht sepse rusët nuk presin të paguajnë një kosto për këtë luftë. Por është e pashmangshme që realiteti në fund të nisë të “kafshojë”. Vendi përballet me një të ardhme të produkteve me cilësi të dobët dhe me standarde sigurie të ulëta, me investime të huaja direkte të pakta, dhe me rënie të të ardhurave reale.
Për shembull McDonald’s, është zëvendësuar nga Vkusno i Tochka, por ka mungesë të patateve. Situata aktualisht nuk është ndryshe nga fundi i Bashkimit Sovjetik. Është e sigurt të thuhet se 6 muajt e fundit kanë ndryshuar shumë jetë njerëzish por edhe vetë rendin botëror. E vetmja gjë që mund të parashikohet me siguri, është se 6 muajt e ardhshëm kërcënojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
"Qeveritë kanë dërguar miliarda dollarë në Ukrainë në ndihmë ushtarake, humanitare dhe financiare, si dhe kanë vendosur sanksione ndaj Putinit dhe përkrahësve të tij. Por kjo nuk e ka ndalur gjakderdhjen" një konstatim gjenial,nuk ma merr mëndja që ta ketë pasur dikush tjetër!!pra mjafton të dërgosh miliarda dhe!?gjakderdhja në luftë do të ndërpritet menjëherë?? një variant më i mirë,që e kanë shprehur putinianët dhe një pjesë gjenish në europë,është ndalimi i miliardave për ukrainën bile për ta frenuar dhe më shpejt "gjakderdhjen",do të ishte dhe një sulm i kordinuar me putinin për ta rëzuar sa më shpejtë qeverinë ukrainase dhe për ti hequr çdo shpresë për një rezistencë të mundëshme!! të shkruash gjëra të tilla ma merr mëndja duhet të kujtosh se ata që të lexojnë duhet të jenë o përkrahës të putinit,o frikacakë që duan të ruajnë bythën e tyre o gomerë të lindur!!varianti tjetër është se duhet të jesh vetë i tillë në tërë këto parametra që përmënda!! "Zvicra është ende neutrale, dhe kjo është diçka pozitive" kjo është e njohur nga kohët e kohërave,të paktën 150 vitet e fundit,por neutraliteti i një shteti të vogël,jashtëzakonisht të vogël,nuk ka ndaluar në këto 150 vjet luftërat,si pushtuese dhe çlirimtare!! ka pasur aq shumë,sa brënda tyre ka pasur dhe dy botërore!! të predikosh neutralitet në kohën e një agresioni,nuk bën asgjë tjetër veçse i del në krah agresorit,dhe me kalimin e kohës duhet të presësh radhën për të qënë dhe ti i sulmuar!! britania dhe franca,fuqitë botërore deri në fillim të L2B,ndenjën neutralë deri në sulmin ndaj polonisë,por kjo nuk e ndaloi hitlerin as në çeki,as në austri e as në poloni!!pakti i mossulmimit gjermano sovjetik,nuk e ndaloi hitlerin që ta sulmonte BRSSnë!! nëse SHBA do të qëndronte neutrale,askush nuk e kishte prekur në L1B,nuk i dihet si do të kishte përfunduar ajo luftë,po të kishte bërë të njëjtën gjë dhe në L2B,zonja në fjalë do të kishte harruar me kohë anglishten ose do të ishte banor i amerikës për ta folur anglishten!! e pastaj kripto putinistja Lara Williams na zbulon se "gjumi ndryshon nga zgjimi","Gjashtë muajt e ardhshëm do të ndryshojnë shumë nga gjashtë muajt e parë"?? si është e mundur??njëshi është i ndyshëm nga dyshi??ndoshta dhe treshi është i ndryshëm nga dyshi?? pra nëse gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë më të rëndë,në ukrainë për shkak të humbjeve dhe më të mëdha,në perëndim për shkak të harrxhimeve më të mëdha për të ndaluar agresionin e putinit,atëherë mund të themi se ato mund të jenë dhe më të lehta sepse do të gjunjëzojnë agresorin dhe do të çlirojnë viktimën!!mund të themi se agresori do të humbë guximin e çmëndur për të sulmuar kë i do bytha?? nuk arri ti kuptoj këta njerëz!!janë në tërë kuptimin e fjalës sa egoistë aq dhe budallenj të lindur!! një egoist është në tërë kuptimin e fjalës,aksiomë dhe jo teoremë për tu vërtetuar,një budalla,sado i djallëzuar të jetë!!jeta njerzore ka treguar se egoizmi është vetvrasje,jeta shoqërore është përparim!! prandaj tipa të tillë si Lara Williams,janë aq idiotë sa të jenë gjithnjë,në mënyrë të hapur a të fjshehtë në krahun e agresorëve!!ata,për të pasur një jetë sa më të lehtë për vete,janë gati të sakrifikojnë të ardhmen e tyre!!në këtë rast kjo dhe shumë të tjerë po e bëjnë!!miopë që kujtojnë se "po qe se zjarri është larg bythës së tyre" gjithçka është në rregull,në vënd që të shuajnë zjarrin,ata i hedhin benzinë për tu djegur sa më parë!! pavarsisht se në shkrimet e tyre hiqen si dashnorë të paqes!! tipa të tillë deklarohen vegjetarianë në një banket luanësh,duke harruar se luanët ushqehen me "vegjetarianë"!! Lara Williams,kur të vijë radha tënde nuk do të jetë askush që të të dalë në krah!!sot jemi shumë në krah të ukrainës!!kjo që propagandon ti nuk është gjë tjetër veçse rrëzim dominosh,që harron se në kë vënd është dominoja tënde!!