Bashkëshorti i Nancy Pelosi-t shpallet fajtor nga gjykata dhe dënohet me... 5 ditë burg

23 Gusht 2022, 21:20Bota TEMA

Bashkëshorti i Nancy Pelosi-t shpallet fajtor nga gjykata dhe dënohet

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Nancy Pelosi, u shpall fajtor të martën e 23 gushtit nga gjykata amerikane.

Kjo, për akuzat për drejtimin e makines nën ndikimin e alkoolit në lidhje me një aksident në muajin maj në Kaliforni.

Paul Pelosi u dënua me pesë ditë burg dhe tre vjet liri me kusht.

Ai ka shërbyer deri më tani dy ditë në burg, i është ulur dënimi me dy ditë për sjellje të mirë dhe duhet të punojë tetë orë në programin e punës në vend të ditës së mbetur.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar vendimin e gjykatës.

Pelosi nuk mori pjesë në seancën për vendimin e tij.

Ligji i shtetit lejon që të pandehurit për kundërvajtje të vozitjes të paraqiten përmes avokatit të tyre, përveç nëse urdhërohet ndryshe nga gjykata.

Pelosi-t do t’i kërkohet gjithashtu të marrë pjesë në një klasë tre-mujore kundër alkoolit në vozitje dhe të instalojë një pajisje.

Përmes saj, shoferi duhet të sigurojë një mostër frymëmarrjeje përpara se të ndezë motorin.

Ai gjithashtu do të duhet të paguajë gati 7 mijë dollarë gjobë, tha gjykatësi.

3 Komente

  1. X
    XXXL

    Doli edhe Nancy Pelosi me biografi te keqe, e ka burrin burgaxhi.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moterqirsi trampistave

      Sakte. :) Po ti pyesesh moterqirat trampiste, kjo eshte fitore e madhe e tyre! Tani qe Pelosit ju njollos biografia, Trapi do vije ne pushtet ne 36 Gusht. I ka te gjitha rruget e hapura.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Laku

      Mos jepni lajme te tilla se do na merzitet koke kuqi USA.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje