Habit aleati i Putinit në luftë, uron ukrainasit për Ditën e Pavarësisë

24 Gusht 2022, 10:04Bota TEMA

Habit aleati i Putinit në luftë, uron ukrainasit për Ditën e

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka uruar në mënyrë të habitshme popullin ukrainas për Ditën e Pavarësisë. Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta e të fqinjësisë së mirë mes popujve të dy vendeve”, tha Lukashenko.

Ai shtoi se Bjellorusia do të vazhdojë të qëndrojë për “ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha nivelet”.

Udhëheqësi bjellorus u uron gjithashtu ukrainasve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim, forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjitoze”. 

Lini një Përgjigje