Emërohet sekretari i ri i Brendshëm britanik, ja kush e zëvendësoi Suella Braverman

13 Nëntor 2023, 11:23Bota TEMA

Emërohet sekretari i ri i Brendshëm britanik, ja kush e

James Cleverly, i cili ka shërbyer më herët si Sekretar i Punëve të Jashtme të Britanisë, tashmë do të zëvendësojë Suella Braverman, e cila mbante rolin e Sekretares së Brendshme.

Këto lëvizje në Britani erdhën pas shkarkimit të Braverman nga kryeministri Rishi Sunak. Ish-Sekretarja e Brendshme shkaktoi zemërim me shkrimin e saj me kritika për policinë britanike për mënyrën se si ata u sollën me marshuesit gjatë protestës pro-palestineze.


Ajo akuzoi policinë për standarte të dyfishta. Cleverly u pa të hynte në 10 Downing Street mëngjesin e kësaj të hëne pas shkarkimit të Braverman.

 

Lini një Përgjigje