VIDEO/ Izraeli publikon pamjet e sulmit ajror që vrau liderin e Hamasit

13 Nëntor 2023, 09:22Bota TEMA

VIDEO/ Izraeli publikon pamjet e sulmit ajror që vrau liderin e Hamasit

Pamjet që shihni, të cilat janë publikuar nga Izraeli, tregojnë pamjet e një sulmi ajror që pretendon se ka vrarë një komandant të Hamasit, i cili thuhet se mbajti peng 1000 banorë të Gazës në një spital.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se udhëheqësi i Brigadës al-Furqan, Ahmed Siam, “ishte fshehur në shkollën Al Buraq së bashku me terroristët e tjerë”.

Siç pretendohet më tej, Siam kishte mbajtur rreth një mijë banorë të Gazës peng në spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës dhe i përdori ata si ‘mburoja njerëzore’.

IDF pretendoi se kishte vrarë Siam në një operacion të përbashkët me agjencinë e inteligjencës të vendit Shin Bet rreth mesditës të së premtes. Daniel Hagari, zëdhënësi i IDF-së, shkroi në X: “Ahmed Siam u vra kur u fsheh në një shkollë, ku një numër terroristësh të Hamasit që ishin nën komandën e tij u fshehën dhe u vranë bashkë me të”.

“Ahmed Siam është një shembull tjetër i shfrytëzimit të banorëve të Rripit të Gazës dhe objekteve civile nga organizata terroriste Hamas, si një mburojë njerëzore për nevojat terroriste të organizatës”.

Zyrtarët palestinezë thanë të premten se të paktën 25 palestinezë ishin vrarë në një sulm izraelit në shkollë, e cila ishte e mbushur me të evakuuar.

Ndërkohë spitalet e Gazës kanë qenë nën zjarr ditët e fundit, ndërsa luftimet intensive vazhdojnë. IDF tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, Al-Shifa, ku zyrtarët palestinezë kanë thënë se dy të porsalindur vdiqën dhe dhjetëra të tjerë ishin në rrezik pasi karburanti mbaroi mes luftimeve intensive në të gjithë enklavën.

Spitali është detyruar të pezullojë funksionimin pasi i ka mbaruar karburanti, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, gjë që ka bërë që dy fëmijë të porsalindur, nga 45 që trajtoheshin atje, të vdesin.

 

6 Komente

  1. D
    Detari

    sa ngjan kopje si shumica muslimane skipfoles skiptar koke ceps ose tiganoqefalo si thone arbereshet e greqise.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hahaa

      fiks

      Përgjigjjuni
      1. A
        Artan

        Edhe me greqirët ngjan shumë, si pac Anadolli është.

        Përgjigjjuni
        1. D
          DMK

          Na cave trapin se gjenetikisht ajo zonë 90% janë Anatolian farmers Thuaj çështje kulturore dhe model jetese po gjenetikisht je si kau peles

          Përgjigjjuni
        2. E
          Erdogan

          Eshte fatkeqesi qe nje popull i quajture Palestineze per 2000 vjet ne trojet e tij te zhduket nga "Perendimi Demokratike i Krishtere"! Te Propagandes Perendimore qe Israeli (ky Emrtim i shekullit te 20-te nga disa rraca nga Evropa) ka te drejte te "mbrohet"! Historine e mesuam me se fundi se si ishte Palestina ne fillim te shekullit te 20-te dhe si e katandisen ata qe futen ne Nato nje shtet terrorist si Turqia e Qemal Ataturkut vrasesit te kombit Greko-Ilyre ne Kostantinopol,Smirna,Wipro dhe me gjere. Keto Krime ne dem te popujve Afto-Hthone evropa po e paguan shume shtrenjte. Suedia eshte nje shembull (sample). Plot 75 vjet propagande,krime,pushtime te kalkuluara me pasoja te popujve Siriane,Kurdhe,Palestineze etj. Me Mashtrime te Biblave dhe Psiho-Pathet (Te demtuarit shpirterisht greqisht) e Krishtere po e kthejne kete Evrope te Politizmoit (Culture "shqip ") Greke ne nje kontinent A-morfo.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me shume komandante se ushtare

            Hamasi paska me shume "lidera" dhe "komandante" se sa ushtare....Cdo dite njoftohet se vriten 4-5 lidera te Hamasit

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje