Netanyahu: Hamasi është fajtor për viktimat civile, hedhin raketa brenda shkollave dhe spitaleve

12 Nëntor 2023, 15:35Bota TEMA

Netanyahu: Hamasi është fajtor për viktimat civile, hedhin raketa

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një intervistë për CNN, duke iu përgjigjur Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, se "çdo jetë e humbur civile është një tragjedi dhe se faji duhet t'i hidhet Hamasit sepse i pengon ata të largohen nga një zonë lufte".

Ai tha se Hamasi vendos raketa brenda shkollave, spitaleve, ka tunele nën shtretërit e fëmijëve dhe se kjo është ajo me të cilën kemi të bëjmë. 

"Si rezultat i veprimeve tona tokësore, unë besoj se numri i viktimave civile në fakt është zvogëluar sepse njerëzit dëgjojnë thirrjet tona për të lënë zonën dhe për të sfiduar përpjekjet e Hamasit për t'i mbajtur ata atje", shtoi ai.

 

Lini një Përgjigje