Flamuj të kuq: Pse ushtria ruse riktheu simbolet sovjetike?

12 Nëntor 2023, 21:59Bota TEMA

Flamuj të kuq: Pse ushtria ruse riktheu simbolet sovjetike?

Nga Amos Chapple REL

Disa fotografi së fundi tregojnë se si e kaluara sovjetike ruse është duke u përdorur nga ushtria ruse, e angazhuar në Ukrainë, teksa objektivat e Kremlinit bëhen secilën herë e më të paqarta. Disa javë pas nisjes së luftës, në disa pamje amatore janë parë flamuj sovjetikë mbi tanket ruse. Mirëpo pamjet e fundit, të konfirmuara me simbole sovjetike, të publikuara prej mediave të financuara prej Kremlinit, japin shenjë për përqafim të këtyre simboleve nga pjesëtarë të ushtrisë ruse.Ian Garner, historian dhe ekspert i propagandës së luftës ruse, ka thënë se përdorimi i imazheve sovjetike është iniciativë e ushtarëve individualë dhe njësiteve, mirëpo është duke u inkurajuar si veprim edhe në kuadër të propagandës së financuar nga Kremlini, sikurse në “koncerte, emisione televizive, e tjera”. Garner beson se simbolet sovjetike janë duke u përdorur, pjesërisht për faktin se qëllimet e luftës janë krejtësisht të paqarta. 

“Ndonëse ushtarët individualë mund të mos identifikohen me qëllimet e pretenduara të shtetit për luftën, apo edhe mund të mos i përshkruajmë qëllimet gjeopolitike që i ka regjimi i [presidentit rus, Vladimir Putinit]”, ka thënë Garner.


“Ata lidhen me këto simbole, me simbole të së kaluarës, përmes së cilave synojnë krijimin e një të ardhmeje utopike, që Rusia do të bëhet sërish superfuqi". 

Garner beson se me imazhet sovjetike nuk synohet të rikthehet sistemi politik marksist, i cili ka shkatërruar numër të madh jetësh në shekullin 20.

“Do të thosha se shumë pak njerëz në Rusi dëshirojnë kthim të Bashkimit Sovjetik”, ka thënë ai.

Sondazhet e fundit kanë treguar që më shumë rusë identifikohen me Bashkimin Sovjetik – i shkatërruar që një kohë – sesa me Rusinë e pavarur.

Mirëpo Garner tërheq vërejtjen se pamjet e rikthyera të epokës cariste dhe simbolet komuniste - të dyja të para në fushëbetejë në Ukrainë - tregojnë se imazhet e periudhës sovjetike, nuk janë asgjë më shumë sesa simbol i epokës së kaluar. 

“Asnjëra prej këtyre nuk ka kuptim, përveçse kur e kupton se është dëshirë jokoherente për t’u kthyer mbrapa në kohë”, ka thënë historiani.

“Mirëpo, natyrisht, ne po flasim për një kohë më të mirë, e cila në fakt nuk ka ekzistuar asnjëherë”.




1 Komente

  1. g
    gam gamet e Rusise

    Simbolet e dikurshme sovjetike kane ikur kaq larg sa qe smund te kthehen kurre me ne kete jet ....ne tjetren po , ne kete jo ....dhe sidomos CCCP.....thjesht i bejne per presione psikologjike dhe me konkretisht shteteve te vogla qe dikur ishin nen ombrellen e Bashkimit Sovjetik per qellim qe mos te ndihmojne Ukrainen ne kete opracion se do kene telashe ...keto jane pirdh se lirohesh ....ose sic thone miqte tne amerikane fuck in wind....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje