Emiratet hedhin poshtë raportimet për sulm ndaj impiantit të ujit në Iran: Është lajm i rremë!

8 Mars 2026, 15:12Bota TEMA
Emiratet hedhin poshtë raportimet për sulm ndaj impiantit të ujit

Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se kanë kryer një sulm ndaj Iranit, duke e quajtur “fake news” raportimin e mediave izraelite për një goditje ndaj një impianti uji.

Ministria e Jashtme e Emirateve deklaroi se vendi nuk kërkon përshkallëzim të konfliktit, edhe pse thekson se ka të drejtën e plotë të mbrojë sigurinë e tij përballë asaj që e cilëson si agresion iranian.

Edhe Rashid Al Nuaimi, kreu i Komisionit për Mbrojtjen, Punët e Brendshme dhe të Jashtme në Këshillin Kombëtar Federal të Emirateve, reagoi publikisht në rrjetin X duke e quajtur lajmin një sajesë.

“Kur bëjmë diçka, kemi guximin ta shpallim”, shkroi ai, duke shtuar se Emiratet nuk e barazojnë popullin iranian me regjimin e Teheranit.

Lini një Përgjigje