
Ndryshimet e papritura të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, janë të panumërta.
Dhe për arsye të mirë, deri në orët e fundit përpara samitit vjetor të NATO-s, një hije pesimiste ra mbi figurën e tij.
Një ditë para nisjes, liderët e Aleancës Atlantike – të cilët kanë shtuar përpjekjet e tyre për të marrë dritën jeshile nga Ankaraja për ratifikimin nga Parlamenti turk i anëtarësimit të Suedisë në këtë organizatë – nuk dukej se e kishin përfunduar punën e tyre.
Madje, mjeshtri i deklaratave shokuese kishte paralajmëruar diçka.
“U bëj thirrje vendeve që e kanë lënë Turqinë në derën e Bashkimit Evropian (BE) për më shumë se pesëdhjetë vjet. Së pari t’i hapim rrugën Turqisë në BE dhe më pas do t’i hapim rrugën Suedisë, siç bëmë për Finlandën”, tha Erdogan.
Në mbrëmje, rreth orës 22:00, atmosfera ndryshon tërësisht.
Pas negociatave intensive të zhvilluara në Lituani midis presidentit turk dhe zyrtarëve të lartë, si Charles Michel, president i Këshillit Evropian, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg, njoftoi se Ankaraja ka rënë dakord t’i japë fund bllokadës së hyrjes së Suedisë në Aleancë.
Erdogan mund të mburret me pozicionin e tij si mjeshtër i lojës.
“Presidenti turk ndoshta hoqi dorë nga vetoja e tij sepse mendoi se rreziqet që lidhen me vazhdimin e ngërçit kishin filluar të tejkalonin përfitimet që mund të vinin nga një pozicion i tillë”, vëren Özgür Ünlühisarcıklı, drejtor nga zyra në Ankara e Fondit Marshall të Shteteve të Bashkuara.
Një veprim që është i njohur për të dhe që edhe një herë rezultoi fitues.
“Kjo është një përsëritje e aktit të Erdoganit. Presidenti turk kishte shtyrë tashmë disa vendime kyçe që kërkonin pëlqimin e tij në Londër në 2019-n, pastaj në Madrid në 2022-shin”, nënvizon Alper Coşkun, specialist i politikës së jashtme turke.
Dhe nëse në fund të marsit Parlamenti turk kishte ratifikuar pranimin e Helsinkit, duke i hapur rrugën hyrjes së tij në Aleancë, ai i Stokholmit mbeti ende pezull.
Ankaraja, e cila e akuzon në veçanti për pasivitet përballë “terroristëve” kurdë që janë strehuar në vend, po kërkon më shumë ekstradime të militantëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si dhe nga lëvizja e Fethullah Gylenit (FETÖ).
Fajësimet u shtuan muajin e kaluar pasi një burrë dogji publikisht një Kuran jashtë xhamisë më të madhe të kryeqytetit suedez gjatë një mitingu që përkoi me festën e Adha.
Pak javë më vonë, Ankaraja bëri një kthesë.
Pazaret dhanë rezultat, siç dëshmohet nga garancitë e ofruara nga Suedia, si prezantimi i ardhshëm i një udhërrëfyesi që përshkruan punën e saj në luftën kundër terrorizmit si dhe angazhimin e saj për të mbështetur Turqinë në frontin e kandidaturës së saj për BE.
“Zbutja e qëndrimit të Kongresit Amerikan për dosjen e avionëve F-16 ishte padyshim një element kyç i vendimit të Ankarasë”, shpjegon Marc Pierini, ish-ambasador i BE-së në Turqi.
Do të duhet të shihet se cilat parametra do të bëjnë të mundur finalizimin e kësaj shitje të mundshme armatimesh.
Të martën, në margjinat e samitit të Vilnius-it, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, tha se administrata demokrate duhet të miratojë dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ankara në konsultim me Kongresin.
Një vendim shumë i pritur nga Turqia, për të cilën kjo dërgesë duhet të kompensojë ndalimin e vendosur ndaj saj në vitin 2019 për blerjen e gjeneratës së pestë amerikane F-35.
Kjo pas blerjes së saj të baterive ruse të mbrojtjes S-400.
“Nëpërmjet manovrave të tij të fundit, Erdogan arriti gjithashtu të tërheqë vëmendjen e Shteteve të Bashkuara dhe ndoshta t’i hapë rrugën një vizite të mundshme në Shtëpinë e Bardhë të lakmuar prej kohësh”, argumenton, Alper Coşkun.
Përtej këtyre arritjeve, qëndrimi i Erdogan vë në pikëpyetje pozicionin e tij përballë partnerit të tij strategjik rus.
A duhet të shohim në këtë fillimin e një distancimi të Vladimir Putinit, dobësitë e të cilit u ekspozuan në fund të qershorit gjatë kryengritjes së Yevgeny Prigozhin, kreut të milicisë private ruse, Wagner?
Sepse deri më tani, Ankaraja luante aktin balancues në konfliktin mes Moskës dhe Perëndimit.
Në fuqinë e marrëdhënieve të mira me të dyja palët, Turqia është cilësuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë si një nga bashkëbiseduesit e privilegjuar të të dyja palëve, duke luajtur një rol kyç të ndërmjetësit dhe duke ruajtur gjithmonë lidhjet me Kremlinin, pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Megjithatë, ditët e fundit, zhvillimet e fundit tregojnë për një ndryshim në pozicionimin e Ankarasë.
Të shtunën e kaluar, riatdhesimi në vendin e tyre i pesë komandantëve ukrainas nga Turqia zemëroi Kremlinin.
Këta oficerë të lartë të kapur nga forcat ruse në pranverën e vitit 2022 si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve midis Kievit dhe Moskës ishin transferuar në territorin turk, me kusht që të qëndronin atje deri në fund të luftës, sipas një marrëveshjeje midis të treve.
Ky riatdhesim u bë menjëherë pas udhëtimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Stamboll, i pari që nga shkurti i vitit 2022.
“Ajo që duhet mbajtur mend është se Erdogan u ndje rehat duke e bërë këtë, pavarësisht zemërimit të dukshëm që do të shkaktonte në Moskë”, vëren Alper Coşkun.
Nëse të dy fuqitë bashkëpunojnë në shumë çështje dhe fusha rajonale, Ankaraja e kupton se është në një pozicion fuqie kundër një Rusie të transformuar.
Nga ana tjetër, reisi turk, i gjallëruar nga riemërimi i tij në krye të vendit edhe për pesë vite të tjera, e di se kriza ekonomike kërcënon në çdo moment të gërryejë popullaritetin e tij.
Megjithatë, përafrimi me aleatët e saj perëndimorë i lejon asaj të parashikojë ndihmë dhe investime nga këto vende.
Një afrim kryesisht taktik, i cili mund të evoluojë kështu sipas prioriteteve turke.
“Tani nuk është koha për të ndërprerë lidhjet me Perëndimin dhe prishja e samitit të NATO-s do të kishte pasur pikërisht këtë efekt”, vijon Alper Coşkun.
Po, Erdogan duket qartë se sot po i afrohet Perëndimit, gjë që nuk do të kalojë pa u vënë re nga Putini.
Por në të njëjtën kohë ai do të përpiqet të ruajë marrëdhënien e tij me kreun e Kremlinit.
Akti balancues mes Perëndimit dhe Rusisë do të vazhdojë, me sa duket, me një dozë të shtuar të afiniteteve perëndimore.
“L’orient Le Jour”
V.k. Cfare fituesi quhet ai qe ha ate qe dhjet, apo ne rastin me te mire lepin ate qe peshtyn, vetem sunitet bythengrites e dine.
Cmenduriiiiiiiii te besosh se nje sunit fitoi dicka tjeter vec..."te gjatit " ne pazare me kristianet..... gezuar ramazonin.
Komenti nr 1 dhe nr.2 komente idiot.Turqijaesh e budallejsh qe ka me shumice ne cdo vend.Erdogan eshe politikan i karires dhe i kalibrit te larte.Komentuesit e rruges e kafeneve i thon sunit pa e ditur vete nese ky emer eshte per tju ngjitur atij.Turqija eshte nje shtet me poteciale te madha,mik i afert me shqiprine,nuk ja do te keqen dhe ka verteruar ate me zhvillimine mardhenieve bilaterale.Peroara sete shpreheni per nje elitet qe i vini nje burri shteti mesoni kuptimin e tij jo qe kujtoni se jeni bere opinionist.Erdogan eshte lider luajal,dhe besimtar po te mos ishte lider dhe vetem i besimit fese tij,Ai kurre nuk do pranonte te hynte suedija oer ate akt te poshter per djegien e kuranit.Po sikur diten e pashkve te digjej bibla si do tju dukej juve o teoricjene te budallallekut.Erdogan verteton se rrjeshtimi i turqise ne nato eshte i rendesishem per te dhe me kete qe beri nuk do te krijoje percarje ne mes vendeve te natos.Politikanet bejne politike me pas ne kohe te ndryshme analistet dhe historianet flasin per vendimet e tyre ne kohe te ndryshme duke i vendosur te mira apo te keqija.Lajmi qe Erdogan nuk e kundershtoje hyrjen ne nato te suedise megjithse kishte thene me pare se do ta kundershtonte e pranoj sipas vendeve te tjera te natos dhekjo e zemroje Putinin me Ergogan si mendoni juve o teoricjene te rruges se vendimi tij ishte ne favorin e natos apo ne kundershtim me naton.
Ky që erdhi të nënshtronte “të paudhët” tashmë na dashka të hajë në një sofër me ata.
Erdo ngelet e vetmja porte e hapur, ne shpresen per marrveshje paqeja ne Ukraine. Gjithashtu i vetmi qe ka bere dicka per te zbutur krizen ushqimore te vendeve te varfra. Gjithe te tjeret jane bere per turp,... o burra pas çobanit....Koha do tregoje...
Erdo ngelet e vetmja porte e hapur, ne shpresen per marrveshje paqeja ne Ukraine. Gjithashtu i vetmi qe ka bere dicka per te zbutur krizen ushqimore te vendeve te varfra. Gjithe te tjeret jane bere per turp,... o burra pas çobanit....Koha do tregoje...
PATJETER ERDOGANI DO JETE FITUES ME KETE PRESIDENT IDIOT QE KA AMERIKA QE MEZI LEXON NJE COPE L
ME BIDEN IDIOTIN QE MEZI LEXON NJE COPE LETER PATJETER QE KETA LEGENA DO FITOJNE.