Erdogan: Rusia e Ukraina mund të bien dakord për 4 nga 6 pikat e negociatave

25 Mars 2022, 13:26Bota TEMA

Erdogan: Rusia e Ukraina mund të bien dakord për 4 nga 6 pikat e

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan u shpreh këtë të premte se për 4 nga 6 pikat e negociatave Ukrainë-Rusi ka mirëkuptim.

Teksa foli me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan njoftoi se do të flasë me Erdogan ose në fillim të javës së ardhshme.

“Janë 6 tema në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës, nga të cilat duket se palët kanë “një mirëkuptim” për 4 nga ato. Në fillim, Ukraina nuk donte të diskutonte, por më pas Zelensky u shpreh se mund të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO.

Një çështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare në Ukrainë. Këtë e pranoi edhe Zelensky. Rusishtja flitet pothuajse kudo në Ukrainë. Edhe për këtë pikë nuk ka asnjë problem”, tha Erdogan.

Më tej, presidenti i Turqisë u shpreh se komentet e Zelensky-t për mbajtjen e një referendumi për kompromise me Rusinë ishte një lëvizje e zgjuar. Zelensky tha të hënën se çdo ndryshim kushtetues që lidhet me garancitë e sigurisë në vend do të duhet të vendoset përmes një referendumi.

3 Komente

  1. P
    Pirati qe u be PAPE.

    "Teksa foli me gazetarët pas kthimit nga samiti i NATO-s në Bruksel, Erdogan njoftoi se do të flasë me Erdogan ose në fillim të javës së ardhshme." E kuptoni se çfar ne servirni o "TemA"? Keni korrektore letrare ju? Apo, siç thoshnin dikur grate kuzhiniere qe pergatisnin ushqimin ne dasme, kur diçka nuk shkonte: - "Hajt, mos u merakosni shume, se burrat do ta hane"

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      ka dy personalitete! njëri është nevrik tjetri është dylberik!!prandaj e përmëndin dy herë"erdogan me erdogan"!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Stepan Bandera

      normal, Ukraina nuk eshte desspotizem Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje