Kremlini: Djali i Biden drejton laboratorët e armëve kimike në Ukrainë

25 Mars 2022, 12:38Bota TEMA

Kremlini: Djali i Biden drejton laboratorët e armëve kimike në

Emri i djalit të presidentit amerikan, Joe Biden del sërish në skenë dhe kësaj here nga zëdhënësi i Kremlinit.


Hunter Biden, i cili bëri bujë gjatë fushatës elektorale të të atit, u akuzua nga Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve kimike në Ukrainë.

Peskov, gjatë një interviste, u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden, në këto laboratorë dhe shtoi se Kina ka kërkuar informacione më herët për djalin e presidentit amerikan.
Hunter Biden është pjesë e listës së personaliteteve amerikane që është “goditur” nga kundërsanksionet ruse.

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    po,po,me shkop magjik!! po pregatit viruse që vrasin vetëm rusët,i ngarkon në lakuri nate dhe i nis për sulm ditën!! toka është e sheshtë dhe bile është bosh brënda!!shkoni futuni atje,rrugën ju a tregon al fredo cakòja!!

    Lini një Përgjigje