Rrëfimi i ushtarit rus në Ukrainë: Këtu është ferr, mendova se do përfundonte për dy javë

25 Mars 2022, 11:16Bota TEMA

Rrëfimi i ushtarit rus në Ukrainë: Këtu është

Një ushtar rus i tmerrur ka treguar se dëshiron të largohet nga Ukraina. Ushtari i pa identifikuar u dëgjua duke folur në një telefonatë të përgjuar që është lëshuar nga qeveria ukrainase.

Trupat e Vladimir Putinit janë goditur nga rënia e moralit pasi fitorja e shpejtë e premtuar nga tirani është kthyer në një gjakderdhje përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.

Në fillim të telefonatës, një grua e pyet ushtarin “Zot, kur do të përfundojë kjo”, për të cilën ai përgjigjet se situata e tij është “e frikshme”.

Më pas ai thotë se i ishte “shkatërruar e gjithë brigada” dhe se “nuk e di se si e shpëtoi Zoti”.

“Të jem i sinqertë me ty, do ta largohesha nga këtu tani dhe nuk më intereson,” i thotë ushtari.

 “Gjëja kryesore është të mbijetosh në ferr. Menduam se gjithçka do të përfundonte brenda dy javësh. Tashmë ka kaluar gati një muaj.”

1 Komente

  1. b
    ben

    Keshtu e peson kur i ben hesapet pa hanxhiun

    Lini një Përgjigje