
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur trupa paqeruajtëse në Ukrainë mund të bëjë që të nxisë Lufta e Tretë Botërore.
Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha të enjten se nëse vihet në jetë sugjerimi polak, “do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.
“Situata është shumë e rëndë dhe shumë e tensionuar. Propozimi polak është shumë i rrezikshëm”, tha Lukashenko, sipas “Associated Press”.
Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov pati thënë se çdo kontakt i mundshëm mes rusëve dhe forcave të NATO-s do të ketë pasoja.
Lini një Përgjigje