
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell tha se dy javët e ardhshme do të jenë përcaktuese për fatin e Ukrainës.
Ndër të tjera, ai u bëri thirrje 27 vendeve të BE-së që të vazhdojnë furnizimin me armë për Kievin.
“Dy javët e ardhshme do të vendosin se në cilën anë do të bjerë fitorja dhe ne duhet të vazhdojmë të ndihmojmë, duke furnizuar me armë”, tha Borrell në Këshillin Evropian kushtuar Ukrainës.
Sipas Borrellit, rezistenca ukrainase është e rëndësishme dhe do të mbetet në histori.
“Nga pikëpamja ushtarake, është një dështim i madh i Rusisë. Një muaj luftime dhe nuk kanë mundur të lëvizin më shumë se 200 kilometra nga bazat e tyre logjistike.
Kjo është paaftësi e Putinit për të fituar terren në Ukrainë dhe për t’i kontrolluar qytetet e mëdha. Meqenëse nuk po mund t’i pushtojnë qytetet, po i bombardojnë ato duke vrarë të pafajshëm dhe duke shkatërruar gjithçka”, tha Borrell.
Bukur, zoti Boreli, dergoni arme, sepse mish per top ka sa te duash..., jau jep theatrinua Zelenski dhe ca "shoke" te tij me tatuazh Kryqin e Thyer...(!!!???)
o shori o kurve e vogel Putainiane, boll na transmetove RT e Moskes ketu se nuk e ha njeri Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!