Lufta në Ukrainë, roli i trupave çeçene dhe kërcënimet e Kadyrov

24 Mars 2022, 17:29Bota TEMA

Lufta në Ukrainë, roli i trupave çeçene dhe

Trupat çeçene janë angazhuar që prej fillimit të luftës në Ukrainë në krah të Rusisë. CNN ka raportuar disa herë momente të luftës kur trupat çeçene janë përfshirë direkt në betejë.

Javën e shkuar vetë lideri çeçen Ramzan Kadyrov u nis drejt Ukrainës, por u zmbraps i turpëruar pasi ushtarët ukrainas i kishin përgatitur një surprizë jo të këndshme atij dhe luftëtarëve që kishte nga pas.

Ndërkohë që vetë Kadyrov përmes rrjetit social të preferuar telegram, ka postuar shpesh video nga luftimet ku vlerëson ushtarët e tij për trimërinë dhe guximin e tyre në betejë.

Gjithashtu vetëm disa ditë pas luftës, Kadyrov i kërkoi ushtrisë ruse të hiqte dorezat dhe të zgjeronte ofensivën e saj në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës. Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, nuk është efektive“, do të deklaronte Kadyrov vetëm disa ditë pas nisjes së ofensivës Ruse mbi Ukrainë.

 

2 Komente

  1. S
    Stepan Bandera

    keta jane cecent skllever, sherbetore te Putainit, te tjeret ne regjimentin cecen luftojne krah ukrainasve kunder ketyre bazhibozukeve dhe ruseve te tjere... Смерть росіянам! Слава Україні! Смерть русским! Слава Украине!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salia Burisha

      Lufta nuk luftohet me mercenare dhe as me ushtare pa identitet dhe pa fe si cecenet. Ushtaret cecene kan po aq vlere sa jashteshqitja e derrave. Me mire nje derr se sa nje cecen nga keta te ketij soji i Kadyrov.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje