Pentagoni: Rusisë po i mbarojnë municionet

25 Mars 2022, 09:02Bota TEMA

Pentagoni: Rusisë po i mbarojnë municionet

Rusisë po i mbarojnë municionet, sipas një deklaratë të një zyrtari të lartë të Pentagonit, shkruan The Guardian.

Nënsekretari i Mbrojtjes për politikat, Colin Kahl tha se ai nuk besonte se presidenti Vladimir Putin dëshironte një konflikt me NATO-n.

Sipas të dhënave të inteligjencës, 3 zyrtarë amerikanë pohuan se Rusia ka dështuar në 60% në përdorimin e raketave me preçizion të lartë ndërkohë që numri i viktimave është shumë i lartë.

Sipas një raporti të Associated Press, mangësitë në forcat ruse në Ukrainë mund të jenë tronditja më e madhe e luftës deri më tani. Pas dy dekadash modernizimi dhe profesionalizimi, forcat e Putinit kanë dëshmuar se janë “të papërgatitura dhe të koordinuara dobë”, tha agjencia e lajmeve.

Shkalla e humbjeve të trupave ruse nuk dihet në detaje, megjithëse NATO vlerëson se midis 7,000 dhe 15,000 kanë vdekur në katër javët e para, potencialisht aq sa Rusia humbi në një dekadë lufte në Afganistan.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    të bësh luftë do para,e të bësh para do kokë! e këtë putana nuk e ka!! kokë nuk do të thotë të ëndërrosh,por do të thotë të kesh mëndje të fortë dhe të vësh në dyshim çdo dëshirë dhe sidomos çdo veprim tëndin! e putana e rusisë nuk e ka një mundësi të tillë!!sepse sociopatët duan të përmbushin dëshirat e tyre dhe jo ti harmonizojnë me grupin në të cilin jetojnë!! kjo sjell dështimin,katastrofat që ata ndërtojnë me ëndërrat e tyre të çmëndura!! normalisht gjithë diktatorët përfundojnë në katastrofë!personalisht nuk më ha palla për diktatorët,por për popujt që i ndjekin në këto katastrofa!!këta popuj nga dëshira a nga dhuna,i ndjekin ata në katastrofë!! kjo po ndodh dhe me rusinë!!rusët shumë me hir e pakë me pahir po e ndjekin sociopatin e radhës në rrugën e humnerës!! mendoj se lufta e sotme e ukrainës do të ketë më pak pasoja se rrëmuja që mund të ndodhë në rusi(nëse ata nuk bëjnë ndonjë gafë për përdorim të armëve atomike)me rënjen e diktatorit të radhës!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Progon P

      Zoti "Pentakënd" si na u bë puna që Rusisë i paskësh avulluar municioni...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje