
Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar sot aplikimet e tyre për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Kujtojmë se vendimi i dy shteteve nordike, që kanë deri para pak kohësh neutrale, u nxit pas shqetësimeve të sigurisë me nisjen e luftës në Ukrainë.
Pas aplikimit për anëtarësimin në NATO ka reaguar kryeministri britanik Boris Johnson, e cili tha se do të mirëpresë krahëhapur Finlandën dhe Suedinë. Johnson shkroi në Twitter se ishte një ditë “historike” dhe tha se presidenti rus, Vladimir Putin, kishte “transformuar vijat gjeopolitike të kontinentit tonë”.
“Kjo është një ditë historike për aleancën tonë dhe botën. Jo shumë kohë më parë askush nuk do ta kishte parashikuar këtë hap, por ambiciet e tmerrshme të Putinit kanë transformuar vijat gjeopolitike të kontinentit tonë. Mezi pres që Finlanda dhe Suedia të jenë pjesë e familjes së NATO-s shumë shpejt,” tha Johnson.
Z. Jonson! Respekte! Keto dy shtete ja kane bere FORA- themi ne ne Shqiperi. Qeveri dhe popuj qe moren parasysh sakrificen, per te shkelmuar nje paqe te rreme dhe frikacake me Rusine! Forca Finland! Forca Suedi! Edhe .. Forca Angli! Une jam me Ju , forever!