Më herët, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump përsëriti pretendimet e homologut rus Vladimir Putin se trupat ukrainase në rajonin rus të Kursk, tani janë të rrethuara nga forcat ruse.
Sipas mediave të huaja, ushtria e Ukrainës i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si "të rreme".
Një deklaratë thotë se trupat, në fakt, u tërhoqën në pozicione "më të favorshme" dhe se nuk ka asnjë rrezik që ato të rrethohen.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha:
"Raportet për rrethimin e pretenduar nga armiku të njësive ukrainase në rajonin e Kurskut janë të pavërteta dhe po krijohen nga rusët për qëllime politike dhe për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe partnerët e saj”.
“Situata nuk ka ndryshuar shumë gjatë ditës”, thuhet më tej.
“Vazhdojnë veprimet luftarake në zonën operative të grupimit ushtarak Kursk”, vijon deklarata.
Deklarata shton se forcat e Ukrainës janë "rigrupuar". Më tej thuhet se: “Ushtarët tanë po zmbrapsin ofensivën e armikut dhe po shkaktojnë dëme efektive nga zjarri nga të gjitha llojet e armëve”.
“Që nga fillimi i ditës, në sektorin e Kurskut janë zhvilluar 13 skena luftarake. Nuk ka asnjë kërcënim për rrethim të njësive tona", thuhej më tej në deklaratë.
Ne Kursk, ushtaret ukrainas po vriten si mizat dhe drogaxhiu syqenterbac, hajdut e kriminel naziskin, komedianti qesharak, Zelenski, shume shpejt do te varet ne sheshin Mejdan, nga vete Ukrainasit...!!! Ai e di kete, prandaj po i shpetojne pordhet dhe bertet si i cartur...!!! Ky eshte fundi i gjithe langove te sojit te tij dhe nuk e shpeton asgje...!!! Pikerisht per kete fund po e lene te gjalle ruset, sepse do ta kishin derguar ne gop te s'emes, qe diten e pare...