"Nuk është kalibri ynë", Kremlini refuzon të flasë me ndërmjetësuesin amerikan Kellogg

14 Mars 2025, 11:34Bota TEMA
"Nuk është kalibri ynë", Kremlini refuzon të

Rusia ka përjashtuar nga bisedimet për luftën në Ukrainë, të dërguarin special të Donald Trump, Keith Kellogg. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Rusia ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se i dërguari special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, nuk duhet të marrë më pjesë në bisedimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Reuters citoi një person nga qarqet e qeverisë amerikane i cili e ka konfirmuar një lajm të tillë. “Kellogg është një ish-gjeneral amerikan që është shumë afër Ukrainës. Jo lloji ynë, jo kalibri që po kërkojmë”, mendohet të ketë thënë një zyrtar i lart rus, kundër Kellogg.

Kellogg nuk ishte personalisht i pranishëm në disa bisedime të fundit, duke përfshirë takimin midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Mike Ëaltz dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio me një delegacion ukrainas në Arabinë Saudite. Ai gjithashtu nuk mori pjesë në një takim të nivelit të lartë me rusët në Arabinë Saudite në shkurt.

Ndëkrohë sipas raporteve të mediave ruse, i dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff u largua nga Moska brenda natës të së enjtes. Ende nuk ka informacione për një takim mes diplomatit amerikan dhe Vladimir Putinit të paralajmëruar nga Kremlini për të enjten në mbrëmje.

Gjasat janë që Vladimir Putin të mos pranojë më takime me të dërguarit special të Donald Trump.

Vladimir Putin ka vendosur një vijë të ashpër për çdo marrëveshje për të ndalur luftimet në Ukrainë, edhe pse ai tha se "mbështet idenë" pas një armëpushimi 30-ditor të mbështetur nga SHBA.

Delegacionet amerikane dhe ukrainase ranë dakord në një takim në Arabinë Saudite këtë javë për të diskutuar një propozim për një armëpushim të përkohshëm 30-ditor në tokë, det dhe ajër. Të dy delegacionet ranë dakord gjithashtu të fillojnë negociatat "drejt një paqeje të qëndrueshme që siguron sigurinë afatgjatë të Ukrainës".

4 Komente

  1. J
    Jurgeni

    O Donald kari na urdhero tani , kete doje.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trump i lutet Putinit per nje takim per vehte

      Nuk ka kohe Putin te takohet me karagjozat qe dergon Trump i madherishmi.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjethja e fikut

        Para ca vitesh Putini ishte politikani me votuar ne perendim dhe keto te dhena nga sontazhet po te perendimorevet! Putini s'mund te ulet me ç'do "karagjoz" ne bisedime, e pat si e la Makaronin e frengut 5m large, ne fund te tavolines! Putini eshte perfaqesuesi te popullit me vital! Do behet si do ai, dhe jo si duan ata qe i kane rren ne qafe rusis! Zhelja e cenosuma te shtrengojn bythet forte se s'kan nga mbajn...!!

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tom

          Putini është karagjozi më i zgjuar, se politakanët e tjetë që i ka rënë për hise botes në moment. Me kalibrat Regan, Kohl, Thatcher, Miteran, Schmidt, Villi Brand, Teng Siao Ping, Gorbatschow etj. As ke dera nuk e linin të futen ore Gjethja e rusit. Një mut i madh muzhiku je.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje