Çfarë dëshiron në të vërtetë Putini?

14 Mars 2025, 11:21Bota TEMA
Çfarë dëshiron në të vërtetë Putini?

Vladimir Putini nuk ka asnjë interes që ta ndalojë luftën e tij tani dhe e ka bërë të qartë këtë gjë në përgjigjen ndaj thirrjes së Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm.

Por Putini nuk dëshiron të ofendojë Trump.

Ai dëshiron të tingëllojë racional. Dhe ai do që të merret drejtpërdrejt me Amerikën për këtë gjë, përmes telefonatave - apo edhe bisedimeve.

Por prioriteti i tij është që të mbrojë ato që ai i sheh si interesat e Rusisë në terren.

Më imediate për të është që t'i jepet fund inkursionit ukrainas në Kursk, në Rusinë jugore, i cili e zemëroi, madje e poshtëroi Putinin.

Kremlini thotë se po bën përparime atje - dhe nuk do të dëshirojë të ndalet tani.

Pastaj është panorama më e madhe. Përgjigja e Putinit ndaj thirrjes së armëpushimit deri më tani sugjeron se ai synon të arrijë gjithçka që ka kërkuar gjithmonë në Ukrainë - që do të thotë nënshtrimin e saj të plotë.

Asnjë garanci sigurie perëndimore dhe asnjë riarmatim.

Pra, kjo është një kohë prove për Donald Trump: njeriu që gjithmonë ka thënë se Rusia do ta dëgjojë atë; se ai e kupton Putinin. Por Shtetet e Bashkuara duan një ndalim të menjëhershëm të luftimeve. Rusia qartësisht nuk e do këtë gjë. (BBC)

Lini një Përgjigje