Zgjedhjet e shumëpritura parlamentare në Groenlandë më 11 mars sollën një fitues befasues dhe dy mesazhe të qarta: kundërshtimin e synimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë territorin e arktikut dhe sinjalin se pavarësimi nga Danimarka mund të ndodhë – por jo shumë shpejt.
Partia Demokratike në opozitë, një parti liberale probiznesore, doli e para me gati 30% të votave të fituara, duke lënë mbrapa partinë Pika e Orientimit, e cila mori 24%, raporton Radio Evropa e Lirë.
Koalicioni qeverisës i kryeministrit në detyrë, Mute Egede, Partia e Komunitetit të Popullit, dhe Partia Përpara – të cilat duan pavarësimin e vendit por me ritëm më të ngadaltë se Pika e Orientimit – përfunduan në vendet tre dhe katër, përkatësisht.
Këto dy parti nuk kanë gjasa ta vazhdojnë qeverisjen e vendit, pas këtyre rezultateve.
Me gjasë kryeministër i ri i Groenlandës do të jetë lideri i Partisë Demokratike, Jens-Frederik Nielsen, i cili ka qenë njëri prej kritikëve më të zëshëm të Trumpit në Groenlandë, pasi presidenti amerikan ka shprehur dëshirën e tij për ta marrë ishullin më të madh në botë.
Prej se u kthye në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan ka shprehur synimet e tij për të marrë nën kontroll ishullin e pasur dhe strategjik – duke nxitur shqetësime, posaçërisht në anëtaren e NATO-s, Danimarkë.
Një ndarje e ngadalshme nga Kopenhaga
Partia Demokratike ngurronte në të kaluarën t’i prishte marrëdhëniet me Kopenhagën, e cila ende e kontrollon politiken e jashtme dhe monetare të Groenlandës.
Në vitet e fundit, megjithatë, ajo ka ndryshuar qëndrimin, duke e vlerësuar pavarësimin nga Danimarka si qëllim afatgjatë, me synim për ta bërë ishullin të pavarur ekonomikisht.
Tani për tani, gati gjysma e popullsisë punon në sektorin publik, i cili financohet kryesisht nga Danimarka.
Për ta arritur këtë, Nielsen shpreson t’i ndryshojë vendimet politike që kufizojnë kërkimet e naftës dhe gazit dhe ndalojnë nxjerrjen e uraniumit në Grenlandë.
Megjithatë, kjo i ndërlikon edhe bisedimet për koalicionin qeverisës.
Partnerja më e mundshme qeverisës e saj, Partia e Komunitetit të Popullit, është fuqishëm pro ruajtjes së mjedisit dhe kundërshton me këmbëngulësi veprimet e tilla.
Prapëseprapë, me një shumicë të ngushtë në Parlamentin me 31 ulëse, këto dy parti pritet të pajtohen për ta mbajtur larg Uashingtonin dhe për të ruajtur marrëdhënie të ngushta me Danimarkën – të paktën tani për tani.
Do te vije Groenlanda tek ne sepse ne kemi ne krye te shtetit te derguari e perendise, gjigandin e politikes se jashtme qe ben realitet cdo mision qe ne dukje eshte i pamundur, po vendos paqe mbrenda nje kohe rekord ne nje situate jashtezakonisht komplekse por per birin e perendise nuk ka mision te pamundur. Marrsh nga ditet tona o gjigand.
Muciii, Pi ilacet se le koqen e namit.
keta idiote mendojne se 50 mije njerez , do mbajne per veten e tyre nje kontinent te gjithe., deri tani kane patur fat sepse ishte i mbuluar me akull, por tani qe akulli po shkrin, gjerat po ndryshojne
E mban BE per llogari te Danimarkes, nuk ka nevoje ta marrin fashistet.
Keta gomeret e Groenlandes duhet ta kuptojne se sa me shume te largohen nga Danimarka, aq me shume do behen pre e lehte per Trampin. Vetem qenia nen hyqmin e Danimarkes mund t’i shpetoje.