Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë

13 Mars 2025, 22:25Bota TEMA
Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë

Policia belge ka mësyrë sot në mëngjes në rreth 21 rezidenca në vend në kuadër të një hetimi që raportohet se prek edhe Parlamentin Europian.

Në qendër të skandalit të supozuar është kompania kineze “Huawei” dhe akuzat përfshijnë korrupsion, falsifikim, pastrim parash në Parlamentin Europian në përfitim të kompanisë kineze. Janë kontrolluar 21 rezidenca në Bruksel, Flandër, Valoni dhe në Portugali.

Policia dyshon se kompania ka paguar rryshfet te disa anëtarë të Parlamentit dhe aktualisht në fokus janë rreth 15 të tillë që nëse vijnë në masë sigurie apo shqyrtimi do të duhet t’u hiqet imuniteti.

Mediat shkruajnë se operacioni i koduar “Generation” ka ngjashmëri me “Qatargate” të dhjetori 2022  që tronditi PE-në.

2 Komente

  1. V
    Viktori

    Jep.Filloi Trumpizmi dhe ne Evrope... Vete do e bejme spastrimin apo Kane marre shembullin e Amerikes?

    Përgjigjjuni
    1. k
      kamarieri

      Kina ka korruptuar president dhe jo burokrate te PE , ajo e ka ngritur rrjeten e mirimanges se saj ne cdo cep te globit , kjo eshte aresyeja qe Trump erdhi ne pushtet per te ndryshuar rrjedhen e zhvillimit qe perben rrezik te madh USA se sa per administrata e mepareshme Americane , Europen dhe GB keto jane brenda politikes Kineze....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje