FOTO: Identifikohet një nga shqiptarët që humbi jetën në kantierin në Gjermani

1 Nëntor 2023, 10:23Bota TEMA
FOTO: Identifikohet një nga shqiptarët që humbi jetën

 

Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.

Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.

Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut të gjithë të regjistruar me dokumenta bullgare. Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.

Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.

Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

3 Komente

  1. E
    Eri

    Ngushellime familjes, keqardhje per fatin e tij dhe te tjereve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mediokri

      Po viktima e dyte a ka ndonje vella ne burg?Nuk e kuptoj se ku hyne vellai i te parit se ku eshte ne burg apo jashte saj?????? Lajme kazani me gazetare plepash qe pa bere te mesmen jane bere gazetare.Kjo quhet idotesi mediatike.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qafa e Llogarase

        Shume e drejte " Mediokri" ,jane bere me keq si ne kohen e Enverit,qe te benin listen e te afermve ku ishin e ku nuk ishin.. pse kaq pa nivel,pa ndjeshmeri,pa moral,o zot ku jetojme ? Mes paaftesise dhe dashakeqesise...dhe kane te drejten te shkruajne ne media te tilla kaq te lexuara disa gazetare I thençin vulgare...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje