FOTOT: A është serbe snajperia vrastare e Putin dhe pse u braktis nga rusët?

30 Mars 2022, 12:01Bota TEMA

FOTOT: A është serbe snajperia vrastare e Putin dhe pse u braktis nga

Daily Mail publikoi të tjera foto nga ajo që njihet si një snajperet femra më vrastare në botë.

Snajperia e Putinit mendohet se ka vrarë mbi 40 persona, por u kap nga forcat ukrainase, në një tjetër goditje të fortë kundër Putinit.

Irinia Starikova, 41 vjeç, njihet me emrin Bagera si pantera e zezë në “Librin e xhunglës”.

Në pamjet e reja, ajo shihet e relaksuar mes ushtarëve.

Gazeta britanike shkruan se nëna e dy fëmijëve u gjet e plagosur në fushën e betejës.

Daily Mail shkruan se ajo nuk është nga Serbia dhe as nuk ka qenë murgeshë më pare, siç u raportua fillimisht.

Ajo është me origjinë nga Donestk-u dhe ka dy vajza, 11 dhe 9 vjeç.

Ka pretendime se ajo u gjet e braktisur nga mbrojtësit e saj rusë.

“Duke e ditur që isha e plagosur, ata thjesht vendosën të më lënë këtu, duke shpresuar se do vdisja,” tha ajo.

“Më braktisën,” tha ajo. Snajperia është e martuar me një luftëtar bjellorus.

Lini një Përgjigje