Kurthi i Putinit, çfarë fshihet pas tërheqjes së ushtrisë nga Kievi

30 Mars 2022, 11:10Bota Nga Gianni Rosini “Il Fatto Quotidiano”

Kurthi i Putinit, çfarë fshihet pas tërheqjes së

Ditët e ardhshme mund të shënojnë një pikë kthese në pushtimin rus të Ukrainës. Një “nxitje e re” e ofensivës, që fillimisht do të fokusohet në zonat në lindje të vendit, në rajonin e Donbasit, objektivi madhor i operacionit ushtarak të urdhëruar nga Vladimir Putin, dhe në jug, veçanërisht në qytetin e Mariupolit, një nyje strategjike e rrethuar prej javësh tashmë, dhe që do ta lejonte ushtrinë e federatës rusë të krijonte një korridor lidhës midis republikave të vetëshpallura separatiste dhe gadishullit të Krimesë.

Kështu mund të shpjegohen sipas Claudio Bertolotti, eksperti i strategjisë ushtarake në Institutin e Studimeve të Politikës Nërkombëtare (ISPI) në Itali dhe drejtor i “Start InSight”, manovrat e trupave ruse që janë vënë re gjatë ditëve të fundit.

“Pas më shumë se 1 muaji konflikt, që u shndërrua në një luftë llogoresh, Moska dëshiron tani të rikuperojë vrullin fillestar, që i dha mundësi të përparonte me një shpejtësi të mirë, pavarësisht nga ajo që është thënë javët e fundit.

Tani synimi i Putinit është të përfundojë pushtimin e plotë të Donbasit sa më shpejt të jetë e mundur, duke i aneksuar territoret e këtij rajoni. Por nuk mund të përjashtojmë mundësinë


që menjëherë pas këtij hapi, ai të vendosë të shkojë sërish drejt Kievit, ta rrethojë sërish kryeqytetin ukrainas, dhe më pas të ulet në tryezën e bisedimeve nga një pozicion i fortë”.

Ky skenar, i planifikuar shumë më përpara nga rusët, u materializua edhe për aktorët e tjerë të përfshirë vetëm më 25 mars, kur Moska përsëriti se objektivi i parë për të mbetet kontrolli i Donbasit.

“Forcat e armatosura ruse, do të fokusohen në çlirimin e plotë të Donbasit”- thuhej në një deklaratë të Ministrisë ruse të Mbrojtjes të cituar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Po ashtu ajo shpjegoi se sulmet që i kanë shkaktuar humbje forcave ukrainase në territoret e rrethuara, synojnë të parandalojnë dërgimin e përforcimeve në Donbas nga ana e Kievit.

Qëllimi i Kremlinit është dhënia fund e rezistencës ukrainase në lindje, duke qenë se të paktën sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse, forcat e Moskës dhe milicitë separatiste lokale kanë kontrollin e 94 për qind të territorit të provincës së Luhanskut, dhe 54 për qind të asaj të Donetskut.

Më 27 mars, ishte Ministria Britanike e Mbrojtjes, ajo që deklaroi se ”trupat ruse duket se po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në rrethimin e forcave ukrainase në rajonet separatiste në lindje të vendit, duke përparuar nga drejtimi i Kharkivit në veri dhe Mariupolit në jug”.

Kjo tezë është përforcuar edhe nga lëvizjet e trupave të orëve të fundit, teksa një grup ushtarësh të vendosur rreth Kievit, janë rikthyer në Bjellorusi, ndërsa të tjerët janë larguar nga zonat lindore të Rusisë dhe me sa duket, edhe nga Gjeorgjia, dhe tashmë janë gati të hyjnë në Ukrainë.

“Ndryshe nga sa pretendojnë disa vëzhgues, përparimi i trupave ruse u zhvillua kryesisht sipas planeve”-thekson Bertolotti. “Ata që hipotetizonin se një Blitzkrieg, nuk morën parasysh faktin se një ofensivë si ajo e Kremlinit, e karakterizuar nga përparimi i mjeteve të blinduara dhe që ishte zhvilluar gjatë shkrirjes së ngricave, nuk mund të përfundonte brenda pak ditësh.

Tani, pas disa javësh betejash në llogore, duket se Moska është gati të zhvendosë një numër të madh ushtarësh në frontin lindor, duke filluar një manovër rrethimi për të marrë të gjithë Donbasin dhe Mariupolin. Nuk është e qartë nëse do të jetë një zhvendosje e trupave, e cila do t’i lejonte të pushonin ata që janë angazhuar dhe lodhur në më shumë se një muaj luftime, apo nëse do ketë një rritje e numrit të personelit në terren”- shprehet eksperti.

Është e vështirë të besohet, shton ai, se rifitimet e vogla territoriale nga ana e ukrainasve, apo tërheqjet e disa njësive nga disa fronte, mund të jenë një tregues i një dështimi në shkallë të gjerë të ushtrisë ruse të angazhuar në Ukrainë.

“Rusët kanë pësuar sigurisht disa disfata, siç është normale të ndodhë në një luftë. Por unë nuk mendoj se këto episode të vogla, mund të konsiderohen si shenja dështimi. Mendoj se zhvendosja e trupave nga Kievi, është më shumë sinjali i një riorganizimi, që parashikon një humbje të vogël të terrenit, e cila do të kompensohet nga një ofensivë e madhe në Donbas.

Luftërat e llogoreve siç është edhe kjo aktualja, fitohen në përgjithësi nga ushtritë më të mëdha dhe që janë më të gatshme të marrin parasysh edhe një numër të madh viktimash, dhe mua më duket se Rusia i plotëson të dyja këto kërkesa. Moska nuk do të bëjë asnjë hap prapa”- deklaron Bertolotti.

Kjo është aq e vërtetë sa pas një pushtimi përfundimtar hipotetik të rajoneve lindore, përparimi rus mund të vazhdojë më tej. Pasi të ketë marrë kontrollin e Donbass, shton eksperti, Moska mund të vendosë të përqendrojë të gjitha forcat e saj në Kiev, në një rrethim që do të ishte shumë më i rëndë se ai i parë deri më sot, i kufizuar në zonat periferike të kryeqytetit.

“Jo dhe aq me synimin për ta pushtuar atë, një epilog që do të kishte një vlerë të madhe simbolike, por që është shumë i komplikuar dhe i kushtueshëm për t’u arritur, por për t’u ulur në tryezën e bisedimeve nga një pozicion shumë i fortë”- përfundon Bertolotti./ Përktheu: abcnews.al

 

10 Komente

  1. T
    TIRANA

    Asgje nuk fshihet sepse OKB deklaron - Me shume se 10 milion ukrainas kane braktisur vendin ne 1 muaj sulm te Rusise! Kjo eshte shperngulja me e shpejte e popullsise nga lufta e ndodhur ne bote, sips OKB gjithmone.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saleh Sheçer Rrahmi Berusha

      Ukrahina ka 40 milione banore o trap. Po 30 milione pak jane? Jane larguar ata qe nuk luftojne dot te semure, femije, pleq, plaka, gra po 30 milione pak jane? Po ata kalamaq bythe te marre nga lokalet e kurvave ne Rusi qe i kane kapur rob ca jane? Te kishte Putini ushtri te fuqishme e kishte shkri Kievin. E pa qe spo e merr dot se ja kan qi robt dhe tan bon sikur ka plan. Del nje kurve italiane dhe thote qe ka plan. Ka planin e toçit. Ta pret mendja ty se do ulesh putini ne bisedime te kishte forcen e ushtrise . E pa ca ushtrie t lodhme kishte e tani bon sikur ka plan. Plani ishte pushtimi jo pordhe t lodhme ruse.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rusia e pamposhtur

        O Saleh Ti je injoranti me i madh qe kam pare tek ky forum hahahahaha

        Përgjigjjuni
        1. a
          asd

          Mua me duket se ti e ke gabim ate emer. Nuk ka asgje te pamposhtur tek Rusia. Putin ka deshtuar ne menyren me te sukseshme te mundshme ne kete lufte... deri tani.

          Përgjigjjuni
    2. d
      demokrati

      Synimi kryesor i moskes eshte Kievi, i gjithe qellini eshte qe te dobesoje vemendjen e ushtrise ukrainase .Mariupl pa Kuev nuk ka vlere, Mariupl ka vlere strategjike ndersa Kiev vkee politike.Moska ne bisedime do te ulet me qeverine e Kiev.Bertolotti eshte gramafon rus, ajo cka ushrtia ruse pesoi rreth Kiev nik eshte terheqje taktike por shkaterrim total, ruset po bejne rigrupim, rifreskum me qellim goditjen finale.Morali i heronjve ukrainas eshte i larte, nese furnizimi dhe linjat mbeten te hapura barbaret ruse do te mbeten ne tokat e zeza te Ukraines, nese Europa vazhdon me mendjen e Frances i mbetet Polonise te beje aktin final ndaj rusise imperiale.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        demokrat kujdes se po na ofendon tironën putiniane!! dhe po u xef tironci biri i putanës? të ha mutin!!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Piro

        "Kurthi Putinit" ne te vertete eshte nje kurth qe i ka pergatitur vetes e ne te cilin tanime eshte futur (me ekonomi te rudhur, me nivel jetese te vendeve afrikane te botes se trete, me sanksione ekonomike qe do t'i duhen vite, ne mos dekada te riparoje, me ushtri te demoralizuar nga nje Ukraine e armatosur keq dhe me reziqe per grushte shteti). Kesaj qe beri Putini, shqip i thone "te biesh brenda ne kurthin tend". Apo jo?

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ceni

          Eshte logjike qe ruset te synojne teritoret e banuara nga shumice ruse. Te tilla jane teritoret lindore, Donbasi me Krimene. Kufiri i synimeve ruse nuk mund ta kaloje Dnjeprin. Kievi nuk mund te jete synimi tyre. Kievi mbahet i rrethuar derisa te mbarojne pune ne Donbas.

          Përgjigjjuni
          1. a
            anti25642654censurë

            cen o truqen mirë me teritoret ruse të ukrainës,po ça piçkën e satëme deshën me çeçenët që nuk janë rusë?? përse nuk shkuan në piçkën e satëme e ti linin rehat në punën e tyre?? apo atje kishin një interes tjerët,dhe intereset që kanë rusët janë të ligjshëm??

            Përgjigjjuni
          2. P
            Piro

            Deshtim katastrofik per nje ushtri qe embanin per te forte por qe i ka nxjerre bojen (ose Putin e e ka nxjerre lakuriq) kjo lufte. Pas kesaj lufte me nje vend 40 milionsh e te armatosur me arme te pare viteve 90-te, askush me logjike ose me "mend ne koke" nuk mund ta konsideroje me Rusine fuqi te madhe (sepse dihet qe armet berthamore sot i kane 9 vende te botes dhe secili nga ato vende mund ta shkaterroje tjetrin, duke perfshire edhe Rusine edhe Ameriken ose Kinen.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje