FOTOT: Brenda fermës ku bimët e kanabisit shkojnë deri në 3 metra

22 Janar 2023, 10:08Bota TEMA

FOTOT: Brenda fermës ku bimët e kanabisit shkojnë deri në 3

E vendosur në bimësinë e dendur mes një autostrade dhe një hekurudhe në Yorkshire-n Lindor ndodhet një fermë kanabisi ku bimët rriten deri në 3 metra lartësi.

Dy djem nga 25 vjeç kujdesen për bimët nga momenti kur janë fidanë derisa i dërgojnë në pikat e shitjes.


Përgjatë një viti, personat që punojnë në këtë fermë e kanë lejuar fotografin nga Bradford-i, John Bolloten që të monitorojë dhe të kapë momente nga aktiviteti i tyre i paligjshëm.


Fotografitë janë pjesë e një libri që mban titullin Guerilët e Veriut dhe ku dokumentohet një vit në fermë. Ata e quajnë veten e tyre Guerilët e Veriut dhe janë shumë krenarë për plantacionin e tyre me rreth 50 bimë.


Ata punojnë në një pronë publike që ndodhet e fshehur pranë një rruge ku kalimtarët bëjnë shëtitje të përditshme, kapin trenin për në punë apo edhe qëndrojnë në trafik.


Guerillat e Veriut e kanë rrethuar pronën me një mur rreth 8 metra dhe shpesh fytyrën e mbulojnë me maska me ngjyrë të errët ndërsa veshjet i mbajnë me mëngë të gjata.


Gjithçka që u nevojitet për të rritur bimët ngjitet në zonë nga “punonjësit” dhe në përgjithësi ata korrin nën fshehtësinë e errësirës. 


Në foto-galerinë më sipër mund të shihni fotot e shkrepura nga fotografi John Bolloten.

3 Komente

  1. N
    Ne cfar Kushtesh te veshtira punojn te Shkretet

    dhe hipokritet , si vleresojn aspak por perkundrasi i sulmojn ! ky eshte Krim .

    1. V
      Vigjilenca

      E keni katandisur shumë keq këtë gazetë. Ka lajme shumë të mira nëpër botë në të gjitha drejtimet. Shkruani për shqiptarët tanë që po emigrojnë dhe përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme për t'ia dalë në fusha të ndryshme të jetës. Për punën e palodhur të njërëzve në art, shkencë, për njërëz të realizuar në jetë dhe me një humanizëm të admirueshëm.

      1. p
        potheads

        Legalize Ganja !!!!!

        Lini një Përgjigje