FOTOT: Brenda kampit ku civilët ukrainas shndërrohen në “makina vrasëse”

30 Gusht 2022, 17:56Bota TEMA

FOTOT: Brenda kampit ku civilët ukrainas shndërrohen në

Ata ishin qytetarë të thjeshtë të Ukrainës, duke jetuar jetën e tyre deri para nisjes së pushtimit rus. Sot, dhjetëra civilë janë transferuar në një kamp stërvitor në Britaninë e Madhe, ku po mësojnë se si të luftojnë, për t’i shërbyer atdheut të tyre. Kampi duket sikur është në Donbas, por në fakt është në jug të Anglisë.


Me ndihmën e oficerëve britanikë dhe me përkthyes në dispozicion, ata po stërviten për të gjuajtur me armë, si dhe për të zbatuar strategji mbrojtëse dhe sulmuese në fushën e betejës.


Sipas vlerësimeve ndërkombëtare, rreth 10 mijë ushtarë ukrainas dhe 5000 civilë kanë humbur jetën në këtë luftë, që ka kaluar muajin e gjashtë tashmë. Ndërsa sipas NATO-s, 15 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në luftime.


Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës, vendi do të ndihmojë në përgatitjen e rreth 10 mijë rekrutëve, të moshave 18-55 vjeç, të cilët do të luftojnë më pas për vendin e tyre. Deri tani, rreth 2000 të tillë kanë dalë nga kampet stërvitore në Britaninë e Madhe dhe janë kthyer në vendlindje.

 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    "civilët ukrainas shndërrohen në “makina vrasëse” ",pak si titull koqe,por ska rëndësi!gazekarucët e meros janë!! kampin ku civilët stërviten për të mbrojtur vëndin e tyre"do të ishte më normal!! sidoqoftë,një gjë që pas si të veçantë është armatimi!! armët e njohura luftarake po zëvëndësohen ngadalë me një gjeneracion të ri të quajtur "bullpup",një armë automatike shumë më e shkurtër se armët e prodhuara deri tashti!! dallohet kollaj se këmbëza është para karikatorit,i cili ndodhet pothuajse në sup,pak para qytës!!një armë e tillë është shumë më e shkurtër,por ka të njëjtën gjatësi të tytës!!është më e manovrueshme,sidomos në luftë në qytet!! një nga modelet më të mira është ai izraelit "iwi tavor"!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje