FOTOT: Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie, Putin nuk merr pjesë

29 Gusht 2023, 12:38Bota TEMA

FOTOT: Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie,

Putin nuk do të jetë prezent në funeralin e Yevgeny Prigozhin. Lajmin e bëri të ditur Kremlini mëngjesin e së martës.


“Prezenca e presidentit nuk është e parashikuar,” deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët.


Peskov shtoi se Kremlini nuk kishte ndonjë informacion specifik për funeralin, dhe se detajet e përgatitjeve ju ishin lënë familjarëve.

Nuk dihet ende se kur do të mbahet funerali i Prigozhin-it, por mediat raportojnë se në varrezën e Shën Petersburgut ishin rritur masat e sigurisë këtë mëngjes.


Putini i bëri homazhe Prigozhin-it pas rrëzimit të avionit javën e shkuar, duke e cilësuar atë një biznesmen të talentuar por që bëri “gabime serioze”.

1 Komente

  1. S
    Shkodrani

    ????????????????????????????????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje