
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e tmerrshëm teksa persona të armatosur hapën zjarr në lokalin e një hoteli në Rio de Janeiro, duke vrarë tre mjekë ortopedë dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Pamjet e frikshme tregojnë sulmin barbar, nga 3 persona të armatosur që zbritën nga një SUV dhe nisën të hapnin zjarr pa asnjë paralajmërim.
Në vendngjarje u gjetën më shumë se 30 gëzhoja që u qëlluan nga vrasësit në më pak se 30 sekonda.
Dy nga mjekët ndërruan jetë në vendngjarje, një i tretë në spital, teksa personi i katërt në tavolinë arriti të shpëtonte pas një ndërhyrje, ndonëse kishte marrë 3 plumba në trup.
Sulmi i armatosur ndaj mjekëve është i paqartë, teksa viktimat kishin shkuar në Rio për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për ndërhyrjet në gju.
Dëshmitarët në vendngjarje treguan për hetuesit se agresorët pasi zbritën nga makina nuk folën asnjë fjalë me viktimat, por nisën të qëllonin pa asnjë paralajmërim.
Bravo Tema. Timing i perkryer per kete lloj lajmi. Nje femije vdes gjate anestezise ne Tirane, familja thote qe mjeku nuk duhet te jetoje me dhe ju botoni nje lajm nga mje vend qe nuk ka asnje lidhje me ne si tre mjeke ekzekutohen. Gazete KURVE!!!!! Bojkot TEMA