Franca dhe Gjermania po shqyrtojnë mundësinë e një reforme të thellë të shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian, me synimin për ta bërë bllokun më efektiv në përballimin e krizave gjeopolitike.
Sipas raportimit të gazetës Financial Times, Parisi, Berlini dhe disa kryeqytete të tjera evropiane po diskutojnë propozime që mund të çojnë në rishpërndarjen e kompetencave të shefes së diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, si dhe të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), i cili operon me një buxhet vjetor prej rreth 1 miliard eurosh.
Sipas pesë zyrtarëve të lartë të njohur me diskutimet, pjesë e opsioneve të shqyrtuara është transferimi i disa përgjegjësive nga EEAS te Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare.
Shërbimi diplomatik i BE-së u krijua 15 vite më parë për të koordinuar politikën e jashtme të unionit, por zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë nxitur debate mbi nevojën për një strukturë më të shpejtë dhe më efikase në reagim. Deri tani, nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar, ndërsa diskutimet mes vendeve anëtare vijojnë.
Lini një Përgjigje