Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi sot se Hungaria do të ndalojë pagesën e një kredie ushtarake për Ukrainën derisa të rikthehet furnizimi me naftë nëpërmjet gazsjellësit Druzhba.
“Nuk do të ketë kredi ushtarake për Ukrainën derisa të rikthehen furnizimet me naftë në Hungari”, theksoi Orban në një videomesazh në Facebook pas takimit të Këshillit të Sigurisë së Energjisë.
Ai theksoi se Ukraina po rrezikon interesat energjetike të Hungarisë me veprimet e saj dhe paralajmëroi se Hungaria nuk do të rifillojë furnizimet me naftë në Ukrainë derisa të rikthehen furnizimet me naftë.
“Ukraina pengoi mbërritjen e naftës së lirë ruse nëpërmjet gazsjellësit ‘Družba’ në Hungari, duke krijuar kështu një rrezik energjetik për vendin tonë. Ne e kemi eliminuar këtë rrezik dhe kemi marrë vendime të përshtatshme, prandaj aktualisht nuk ka rrezik për furnizimin me energji në Hungari”, tha kryeministri hungarez.
Ai theksoi gjithashtu se do të ketë një qasje të kujdesshme ndaj Ukrainës, sepse, siç tha ai, “hungarezët jetojnë në anën tjetër të kufirit dhe armiku ynë nuk është populli ukrainas, por politika e keqe ukrainase”.
Cuditshme se si Orban kroati ja ka hedhur per kaq vite sabotimit te politikes se jashtme te magjarise duke qen se jan dhe pik strategjike per NATO
Si ka mundësi që dy shtetet e BE-së dhe të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia, të deklaruara hapur si anti-europiane dhe filo-ruse, në të njëjtën kohë të mbështeten hapur nga Trump?!!! Që këto vende morën një vendim të tillë direkt pas vizitës në Budapest dhe Bratislavë të Marco Rubio, tregon se ky është një plan i organizuar nga amerikanët për ti bërë presion Ukrainës për të pranuar kërkesat maksimale ruse për paqen. Ato territore që Rusia nuk mundi ti marri për katër vjet luftë dhe qindra mijra të vrarë e të plagosur, kërkon ti përfitojë në tavolinë me ndihmën e "paqësorit" Trump!!!!
Mire e bejne. Ukraina ben kakerdhi kot