Fushat e reja të tenisit te Parku i Liqenit të Tiranës, Veliaj: Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më pare

4 Maj 2025, 17:30Bota TEMA

Fushat e reja të tenisit te Parku i Liqenit të Tiranës, Veliaj:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka risjellë në vëmendje një nga investimet më të bukura te Parku i Liqenit të Tiranës, atë të fushave të reja të tenisit. Veliaj shprehet se ajo hapësirë dikur ka qenë e zapatuar, por falë investimit të bërë iu është rikthyer qytetarëve 3600 m2 terren sportiv. Ai shton se kjo hapësirë është ndër pikat më të frekuentuara në parkun e liqenit.

Kryebashkiaku thotë se puna nuk është ndalur vetëm në këtë investim, por janë krijuar terrene sportive edhe në Parkun e Farkës apo në çdo shkollë të re të ndërtuar në Tiranë, një shembull që po ndiqet edhe në shkollat e reja të nisura në Astir.

Postimi i plotë:

“Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më parë te ???? Parku i Liqenit të Tiranës ishin fushat e reja të tenisit. Dikur një hapësirë e zaptuar brenda liqenit, me transformimin e tyre i rikthyem qytetarëve plot 3600 m2 terrene sportive. ????
Për vite të tëra kalonim ngjitur me to, pa e ditur çfarë kishte pas ferrave apo se kush e kishte zaptuar një hapësirë të tillë. Sot janë një nga shumë pikat për t’u frekuentuar me patjetër në park, si dëshmi e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për ta shndërruar Parkun e Liqenit në vendin më të pëlqyer nga qytetarët. ????????
Nuk jemi ndalur këtu! Kemi krijuar terrene të reja sportive edhe në ???? Parkun e Farkës, apo në çdo shkollë të re që kemi ndërtuar në Tiranë, siç po bëjmë edhe tani në shkollat e reja që kanë nisur në Astir❤”, shkruan Veliaj.

4 Komente

  1. E
    Ermali

    Po more hajdut muti, ju edhe vjedhjet i quani investime te papara dhe te bukura. Mbylle se ne dileme jam per te votuar per PS por po vazhdove ta ndotesh fushaten PS ta harroje se voten do ja coj A. Qorrit.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha jaho

      Normalisht ka dy vija anesore ne fushat e tenisit. dhe jo nje ?

      Përgjigjjuni
      1. f
        fotaqi

        ore, a lejohet qe nje i paraburgosur te ndaje foto ne fb? apo i bejn ata jashte..

        Përgjigjjuni
        1. n
          noc roku i rames, qe vazhdon ti futet thelle atij

          Nje krim i madh historik, kunder Shqiperise europiane, kur forca diabolike nga brenda ps dhe jashte saj, me doren (shpaten e spakut), nderprene vepren shumedimensionale te ketij personaliteti, ne ndertimin fizik dhe shpirteror te demokracise se vertete perendimore ,ne kryeqytetin tone. Dhe grada e degradimit te ps, shihet ne menyren me eksplicite, ne ate, qe asnje frymore,nga tufa e saj, nuk pipetin, mbas ketij arrestimi qe nga shume juriste nga te gjitha krahet quhet i pa ligjshem. Dhe kjo sipas urdherit te rames, qe te mos kete shqetesime gjate marshimit te tij drejt mandatit te katert, me sllogane te nje mendje te erresuar keq, nga dashuria per veten, kur eshte rritur se tepermi diferenca, me ate qe ai ndjen tek vetja dhe ate si e shikojne shqiptaret ate. Bukshkalet e pa skrupullt, te ps, aq sa kane ´´harruar´´ dhe ,ate, qe vepra e z. Veliaj e ka kontributin ne shifra te medha ne fitoret e ps.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje