
Teksa dhjetra shtete janë duke e furnizuar ushtrinë ukrainase me sasi të mëdha armatimi, ekspertët ngrenë alarmin se vendi mund të kthehet në një “vrimë të zezë” për trafikun e armëve.
Ishte një zyrtar në Kremlin ai që ngriti alarmin se disa armatime të destinuara për Ukrainën kanë përfunduar tashmë në tregun e zi në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.
Por të njëjtin shqetësim e shprehin edhe zyrtarët e lartë në Bruksel, Interpol dhe Pentagon.
Tashmë gazeta franceze “French Daily News”, shkruan se armë dhe municione kanë përfunduar në tregun e zi në disa vende të Ballkanit.
“Fluksi i paprecedentë i armëve ngre shqetësime se disa pajisje mund të bien në duart e kundërshtarëve ose të rishfaqen në konflikte të largëta – në vitet në vijim,” shprehen zyrtarët amerikanë në një artikull të Ëashington Post , duke ankuar “aftësinë e Uashingtonit për të kryer gjurmimin e këtyre armëve të fuqishme”.
Ndër shqetësimet e mëdha të Pentagonit janë raketat famëkeqe Stinger. Ato janë në gjendje të rrëzojnë aeroplanë nëse bien në duart e grupeve terroriste.
“Evropianët janë të vetëdijshëm për rreziqet e rishitjes së armëve. Një diplomat i tha së fundmi IVERIS se Brukseli nuk ka “asnjë garanci se armët do të gjurmohen. Disa prej tyre tashmë janë rishitur në tregun e zi dhe ndodhen në Bosnje, Kosovë apo Shqipëri. Kjo nuk është befasuese duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Ukrainë”, shkruan gazeta franceze.
lajmet ruse po shperndahen ne france perse duhet ti shperndani dhe ju ketu? jeni gazet pro-ruse, anti-shqiptare?
Nuk ka asnje gazete franceze qe quhet French Daily News o te shitur
a thu që burimi i këtij shkrimi të jetë laveri ose saktësisht Sergei Wiktorowitsch Lawrow? për grupe terroriste nuk njihet as kosova e as shqipëria,ndonjë fjalë është thënë për bosnjen,por prapë nuk ka të dhëna të sakta!! mos vallë janë dobsuar shumë grupet e vërteta terroriste të lindjes së mesme,që të kenë dalë në pah grupet fantazmë terroriste të ballkanit???
Bravo, ia vute flaken botes .
Shume e vertete . Sapo e ktheva nga tregu dhe i oashe me syte e mi nja dy misile stinger. JAVELIN-et nuk i numerova se i shisnin me shumice. Granatat , fisheket , koburet ti japin gratis nqfts blen ndonje mjet te blinduar. Tanke kishte shume pak dhe u shiten shpejt por ai "fshatari" qe i shiste me premtoi qe nga mezi i javes do i vijne nja 10 cope . Porosità 3 cope........ A ju jeni per t'ju martuar gjithe grate e fisit......po' i krijoni alibine e duhur ariut per ta bere lesh e li gjithe ballkanin.
Kur thua Franca, siku ke then Jean Claude Junker ! I pa pergjegjshem,tap nga mjesi deri ne dark,puthje kush te dali perpara ! Dihet niveli i korrupsionit ne Ukrain,thon Francezet ! Nje nga arsyet qe Francezet refuzonin Shqiperin per hapjen e negociatave,ishte Korrupsioni ! Po perse per Ukrainen nuk perben problem korrupsioni,per hapjen e negociatave ? Sic duket Francezet,ket korrupsion duan," korrupsion Bjond", jo si ky i yni "zeshkane" sepse afersisht si ngjyra jone kane sa te duash nga ish kolonit e tyre nga algjeria,maroku....
Para 2 apo 3 muajsh oficerët e Pentagonit ngritën këtë shqetësim për herë të parë por Franca e anashkaloi ndërsa Italia që e publikoi si nuk ja shqyen gojën duke e quajtur se po mbanin qëndrim pro Rus. Tani që ky lajm u tha nga vet Putin, Franca nuk humbi rastin për të përmendur krejt rastësisht 3 vëndet e Ballkanit, B.H, Kosovë dhe Shqipëri. Ndërsa pjesa tjetër e Ballkanit si Serbi, Mali i Zi apo Maqedoni nuk përmenden, prapë krejt rastësisht sepse atje nuk ka kriminelë. Por normal sepse dihet që një e treta e rezidenteve të principatës së Monakos janë Rusë dhe kryesisht janë milionerë dhe disa biljonere dhe normal që influenca Ruse në Francë është shumë e madhe në shtyp edhe në politikë.
nga lajmet që jep rusia tregon dhe armë të kapura ukrainasve!! pra nga ato të perëndimit!! ajo pretendon se ka shkatërruar depo të armëve perëndimore dhe tregon se ka kapur po të njëjtat lloje armësh gjat luftimeve!! shtrohet pyetja!? ato ripërdoren në luftë apo shiten diku për të krijuar këto alibi?? më shumë leverdi ka gjysma e dytë e pyetjes!! psh po të kapësh 5 javelin,2 i mban për ti studiuar,tre i shet për të thënë se "armët e perëndimit kanë përfunduar në duart e terroristëve"! bile duke e ditur shumë mirë!! mund ti nxjerrin dhe me emra e mbiemra,bile dhe me video!!