Grabitje me vlerë deri në 181 mijë euro, arrestohen 4 shqiptarë të bandës së ‘skifterave’ në Itali

26 Mars 2026, 11:56Bota TEMA

Grabitje me vlerë deri në 181 mijë euro, arrestohen 4

Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje banesash në disa provinca në veri të vendit, një operacion që ka zbuluar një aktivitet kriminal prej qindra mijëra eurosh.

Grupi vepronte në zonat e Bergamos, Pordenones, Venecias dhe Udines dhe akuzohet për vjedhje banesash, marrjen e mallrave të vjedhura, riciklimin e targave dhe rezistencën ndaj policisë. Gjykata ka theksuar se ka rrezik të lartë për arratisje dhe përsëritje të veprës penale.

Policia ka arrestuar 30-vjeçarin Aldi Gjetani, i shpallur në kërkim me dy urdhër-arreste dhe u kap pas një aksidenti rrugor, ndërsa pas përfundimit të dënimit i është vendosur masa e dëbimit.

Një nga të arrestuarit, Silvano Marku, ndodhet tashmë në paraburgim në burgun e Lodit. Ai nuk ka dhënë detaje gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se nuk i kujtohen rrethanat.

Të arrestuarit kishin lidhje me qarqe kriminale të njohura dhe mbaheshin financiarisht nga aktivitetet mashtruese.

Përgjimet telefonike nxorën në pah frikën e anëtarëve nga reagimi i banorëve gjatë vjedhjeve duke theksuar se kishin nevojë për armë. Është evidentuar edhe përdorimi i kokainës për të përballuar frikën gjatë vjedhjeve.

Sipas hetimeve të mëparshme, banda ka kryer rreth 70 vjedhje që arrijnë në një vlerë rreth 181 mijë euro./Il Gazzettino

9 Komente

  1. A
    Anamaria

    Burg, burg dhe vetem burg. Po vazhdove hajduterine, shpejt a vone do te perfundosh si kriminel ose do te vritesh!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjedhje dhe kamera kudo

      30 vite emigracion shqiptar nē Itali, ka bērē qē Italiant tē ken pērshtypje tē kēqija ndaj nesh me kēta raste tē turpēshme.Shumica qytetarēve tanē pērpiqen tē jetojn me ndershmēri dhe punē krahu, por bie njē njeri dhe prish njē urdi.Pyll pa derra nuk ka.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Burgim i perjetshem do ishte sakte per plehrat !

        Mese e drejte ... Por me keta plehra duhet vetem denimi me Burgim te perjetshem... ha kane Familie keta plehra kudo qe ndodhen dhe kudo qe meren vetem me krime ? Ha kane Familie ? nga ku kane lindur ? ha kane Nene ne Familie ? motra dhe vellezer dhe shoqeri ! po jane njerez te zbritur nga Qielli si Djalli ! qe vetem me krime meren... Ptu race bastarde qe Turperuan pjesen me te madhe te atyre qe punojne dhe jetojne me djerse...

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miri

        Shqipëtarët duan të jetojnë pa punuar Meren me vjedhje drogë gjoba krime Këto veprome të shtyjnë te rrezikimi i jetës dhe përballja me burgun

        Përgjigjjuni
        1. H
          Historiani .

          Shifi nga mbiemerat te gjithe malok

          Përgjigjjuni
          1. l
            loloket

            jane keta loloket shpellare qe duan te behen milioner pa pune, kjo race bastarde do plumbin ngryshe nuk te merr vesh.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Po

              Majmunë ….

              Përgjigjjuni
              1. O
                O

                Pyll pa derra nuk ka, por derrat maloke shpellarë janë te shpeshte

                Përgjigjjuni
                1. g
                  ganiu

                  Titulli "grabitje", lajmi "vjadhe". Kështu është kur qi kur je i dehur. Qi budallaçka që pjellin budallenj, që i punëson Mero.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje