Hamasi: Nuk ka marrëveshje për pengjet nëse nuk merr fund agresioni izraelit në Gaza

17 Dhjetor 2023, 12:09Bota TEMA
Hamasi: Nuk ka marrëveshje për pengjet nëse nuk merr fund

Grupi militant palestinez Hamasi ka njoftuar se nuk do të ketë një marrëveshje tjetër për lirimin e pengjeve që mban në Gaza, nëse nuk merr fund agresioni izraelit në Rripin e Gazës.


''Ne konfirmojmë qëndrimin tonë se nuk do të ketë asnjë negociatë për shkëmbimin e të burgosurve nëse agresioni kundër popullit tonë nuk përfundon njëherë e përgjithmonë”, thuhet në deklaratën e Hamasit.


Hamasi gjithashtu ua ka përcjellë këtë qëndrim ndërmjetësuesve.


Grupi militant i Xhihadit Islamik tha gjithashtu se marrëveshja për lirimin e pengjeve do të diskutohej vetëm pas një armëpushimi të përgjithshëm.

1 Komente

  1. P
    Psikologu

    O kanibale !! Kur morret pengjet dhe masakruat mijera civile Izraelit nuk kishte asnje ushtar Izraelit ne gaza/kanibalistan tuaj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje