Humbjet e Rusisë në luftën me Ukrainën, të larta sa ato të BRSS-së në Afganistan

23 Maj 2022, 09:04Bota TEMA

Humbjet e Rusisë në luftën me Ukrainën, të larta sa ato

Në tre muajt e luftës në Ukrainë, Rusia ka pësuar një numër të ngjashëm të vdekjeve si Bashkimi Sovjetik në nëntë vitet e luftës në Afganistan.

Kështu ka deklaruar ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Një kombinim i taktikave të dobëta të nivelit të ulët, mbulimi i kufizuar ajror, mungesa e fleksibilitetit dhe një qasje komanduese e cila është e përgatitur për të përforcuar dështimin dhe përsëritjen e gabimeve ka çuar në këtë shkallë të lartë të viktimave”, tha ministria në deklaratë.

Sipas saj, për shkak se publiku rus ka qenë i ndjeshëm ndaj viktimave të pësuar në “luftërat e zgjedhur” në të kaluarën, numri në rritje i vdekjeve në Ukrainë mund të “ushqejë pakënaqësinë e tij me luftën” dhe gatishmërinë për të folur kundër saj.

 

Lini një Përgjigje