Hungaria drejt divorcit me BE-në, Orban: Do e paguajë për luftën në Ukrainë

28 Korrik 2024, 20:20Bota TEMA
Hungaria drejt divorcit me BE-në, Orban: Do e paguajë për

Duket se divorci i kryeministrit hungarez Victor Orban me ekipin drejtues të Bashkimit Europian po hyn në një fazë politike thuajse pa kthim. Ato që më herët ishin sinjale episodike dhe të izoluara konfrontimi janë tashmë agjendë politike e Orban që nuk e sheh interesin e vendit të tij me një Europë që përjashton e mandej vazhdon një luftë të armatosur me Rusinë.

"Bashkimi Europian do të duhet të paguajë çmimin e kumarit të tij ushtarak dhe ne do të vuajmë po ashtu. Nëse BE-ja nuk ndjek një politike paqeje dhe Donald Trump bëhet president i SHBA-ve atëherë Europa duhet të pranojë se humbi dhe të mbajë përgjegjësinë për të mbështetjen e luftës në Ukrainë", është shprehur ai në një fjalim në Rumani, me rastin e një aktiviteti të organizuar nga pakicat hungareze.

Ky është qëndrimi ndoshta më i fortë kundër luftës në Ukrainë nga brenda BE-së dhe përfaqëson një moment që do të prodhojë pasoja në një të ardhme të afërt. Në javët e shkuara në disa media kryesore, përfshirë “Politico” u shfaqën ide dhe analiza për një projekt të rikthimit të formacionit të Austro-Hungarisë, nën organizim të ri.

Një entitet që supozon se pajton nën interesa të përbashkëta ekonomike dhe patjetër nën simbolikën historike hapësira që nuk po e gjejnë veten në Unionin e tanishëm të Francës dhe Gjermanisë dhe të agjendave gjinore si prioritet ideologjik.

Është një antagonizëm mes një Europe liberale, madje hiperliberale dhe një një Europe konservatore, e një Europë Qendrore, që ka një histori të pakonkurueshme për nga tensioni.

2 Komente

  1. N
    Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

    Per ke Evrope e keni fjalen per Evropen e LGBTQ , per Prindin1 dhe Prindin2 ah po, per Evropen e zeze qe jane bere te njejte si Franca me bythezinj arabe etj, qe kane pasapaporta te ketyre vendeve dhe minaret e xhamive ku hoxha pellet 5 here ne dite i kane minaret me te larta se katedralet qe jane kthyer ne myze se nuk ka kush ti frekuentoje si besimtar.

    Përgjigjjuni
    1. a
      asd

      Orban eshte si nje gozhde e ngulur ne nje mobilie. Duhet shkulur dhe mbyllur vrima.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje