I bie në kokë kapaku i një oxhaku teksa po merrte rreze dielli pranë pishinës në Antalja, vdes 37-vjeçarja

30 Gusht 2024, 10:11Bota TEMA
I bie në kokë kapaku i një oxhaku teksa po merrte rreze dielli

Një 37-vjeçare ka humbur jetën në Antalja të Turqisë, pasi i ra në kokë kapaku i një oxhaku teksa po bënte banjë dielli pranë pishinës së hotelit ku ndodhej me pushime.

Mediat turke bëjnë të ditur se 37-vjeçarja ndërroi jetë në spital.

Incidenti ndodhi më 24 gusht në Alanya të Antalias, ku infermierja Hanım Kaya Orakcı, u plagos rëndë kur i ra në kokë kapaku i oxhakut për shkak të erës së fortë.

Lajmi për vdekjen e Orakçit, nënë e dy fëmijëve tronditi familjarët dhe të afërmit e saj.

Mësohet se avokatët e familjes kanë nisur një padi kundër hotelit për shkak se mbulesa e oxhakut prej 40 centimetrash nga era u shkëput dhe shkaktoi vdekjen e Hanım Kaya Orakcı, e cila ishte ulur pranë pishinës.

Menaxheri i hotelit, i cili u ndalua në lidhje me ngjarjen, pas dhënies së dëshmisë u la i lirë me urdhër të prokurorisë.

 

Lini një Përgjigje