Shkatërrohet bombarduesi F-16 në Ukrainë, vdes piloti më i trajnuar

29 Gusht 2024, 19:34Bota TEMA
Shkatërrohet bombarduesi F-16 në Ukrainë, vdes piloti më i

Një bombardues amerikan F-16, i cili po përdoret edhe nga ushtria ukrainase, është shkatërruar duke sjellë si rezultat edhe vdekjen e pilotit.

Shkatërrimi i F-16 ndodh vetëm disa javë pasi avionët e shumëpritur mbërritën në vend, tha një burim ushtarak ukrainas për CNN.

Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës nuk besojnë se pas incidentit qëndron gabimi i pilotit. Piloti, Oleksiy, i njohur si "peshku i hënës", u vra nga përplasje ndërsa "zmbrapsi sulmin më të madh ajror ndonjëherë" nga Rusia kundër Ukrainës, tha citon CNN, duke shtuar se piloti u varros të enjten.

Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji. Rezulton se piloti i vrarë ishte një nga më të trajnuarit për të drejtuar bombarduesit F-16, shkruan A2. Zelensky tha të martën se Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën F-16 për të shkatërruar raketat dhe dronët e lëshuar nga Rusia të hënën, hera e parë që ndonjë zyrtar ukrainas konfirmoi se avionët po përdoreshin në luftime. (A2 Televizion)

3 Komente

  1. W
    Www

    Armiku u mposht, piloti vdiq, lufta vazhdon...

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kallashi

      U shkatëërrua kot, apo e shkatërruan Sukhoi 25 të Russisë?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        me i trajnuar apo trajnuar, i trajnuar....lol!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje