FBI ka publikuar foto të armës që 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks përdori në atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump, si dhe një sasi eksplozivi që sulmuesi mbante në bagazhin e makinës.
Siç shihet dhe në imazhet e publikuara nga autoritetet amerikane, dyshohet se autori e ka çmontuar armën dhe e ka marrë me vete duke e futur në çantë, që të mos tërheq vëmendjen e mbështetësve të Trump apo autoriteteve.
Gjithashtu, sipas hetimeve 20-vjeçari kishte bërë kërkime edhe për agjendën elektorale të presidentit Joe Biden, por dyshohet se zgjodhi të sulmojë Trump, pasi tubimi që do të mbante ky i fundit më 13 korrik në Pensilvani, ishte vetëm 40 minuta larg shtëpisë së tij.
tani do te kete konkurence kush te tregoje perrallen me te besueshme si ato te JFK qe edhe kesaj dite vazhdojne me aludime ....!!!!!