I dërguari i Trump: SHBA duhet ta rikthejë praninë në Groenlandë

21 Maj 2026, 14:30Bota TEMA
I dërguari i Trump: SHBA duhet ta rikthejë praninë në

I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Groenlandë ka thënë se beson se është koha që Shtetet e Bashkuara të “vendosin gjurmën e tyre” në territor.

Jeff Landry, i cili është gjithashtu guvernator i Luizianës, i bëri komentet gjatë një udhëtimi në ishullin Arktik këtë javë, i pari që nga emërimi i tij në rolin e të dërguarit të posaçëm në dhjetor 2025.

Groenlanda ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin që argumenton vazhdimisht se Uashingtoni duhet të blejë territorin danez për të forcuar mbrojtjen kombëtare dhe për të parandaluar që ai të bjerë në duart e Pekinit ose Moskës.

“Nëse nuk e bëjmë ne, do ta bëjnë Kina ose Rusia”, ka thënë Trump për përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën, duke shtuar se nuk i donte ata si “fqinjë” në rajon.

Duke folur nga kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, Landry tha: “Mendoj se po e shihni presidentin të flasë për rritjen e operacioneve të sigurisë kombëtare dhe ripopullimin e bazave të caktuara në Grenlandë”.

“Të gjithë ata me të cilët kam folur në Groenlandë do të donin shumë që SHBA-të të ripopullonin ato baza”, vazhdoi ai, duke shtuar se territori “ka nevojë për SHBA-në”.

Raportohet se SHBA-të kanë pasur 17 objekte ushtarake dhe më shumë se 10,000 trupa në Groenlandë në kulmin e Luftës së Ftohtë.

Aktualisht, ato operojnë vetëm një bazë në ishull, Bazën Hapësinore Pituffik, instalimi më verior i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Sipas Forcës Hapësinore Amerikane, Pituffik përdoret për paralajmërimin e raketave, mbrojtjen nga raketat dhe misionet e mbikëqyrjes hapësinore.

2 Komente

  1. C
    Cfare thote ky i MAGAs?

    Pse kur eshte larguar Usa nga Groenlanda?

    Përgjigjjuni
    1. A
      AS

      Prit, prit, se nuk keni pare gje akoma. - - - - - - - - - - - US do sjelle "demokracine" ne Groenlande sic ka bere ne Iraq, Venezuele, dhe sic do beje ne Kube, Iran, dhe Nigeri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje