Atentati: Dronët ukrainas synuan të godasin helikopterin e Putinit

26 Maj 2025, 09:24Bota TEMA
Atentati: Dronët ukrainas synuan të godasin helikopterin e Putinit

Helikopteri i presidentit rus Vladimir Putin ishte në qendër të një sulmi me dronë nga forcat ukrainase gjatë vizitës së kreut të Kremlinit në rajonin e Kurskut. Kjo u raportua nga komandanti i divizionit rus të mbrojtjes ajrore Yuri Dashkin në kanalin televiziv Russia-24, sipas Tass.

“Ne kemi siguruar sigurinë e helikopterit presidencial në fluturim”, – tha Dashkin, duke shtuar se misioni ishte kryer me sukses dhe se “sulmi nga dronët armiq u zmbraps dhe të gjitha objektivat ajrore u shkatërruan”. Putini vizitoi rajonin e Kurskut më 20 prill.

Gjatë asaj vizite Putin u takua me vullnetarë, krerë komunash dhe guvernatorin në detyrë, Alexander Khinshtein. Kjo ishte vizita e tij e parë që nga çlirimi i rajonit kufitar më 26 prill. 

Lini një Përgjigje