
Një prej dëshmitarëve të masakrës së Hamasit në festivalin Supernova ka përshkruar tmerrin e asaj dite.
“Në shtatë të mëngjesit gruaja më zgjoi dhe më tha hej ka bomba në Izrael, unë dola jashtë shtëpisë dhe pashë 50 fëmijë që po vinin në fshatin tim, i pyeta se çfarë po ndodhte, mora makinën dhe erdha këtu solla 28 persona që ishin gjallë, katër pesë vajza ishin të vdekura, kam një javë që nuk fle, nuk mund ta përshkruaj dot jam shumë konfuz, ata mësohet që në shkollë që hebrenjtë duhen vrarë”, tha ai në një intervistë për Top Channel.
'Supernova', duhej të ishte një festival muzikor në natyrë, në kufi mes Gazës dhe Izrelit, me vallëzime e me muzikë elektronike që përkon me festivalin hebre të Sukkot, një nga festimet fetare më të rëndësishme dhe jo një masakër e përgjakshme, si pasojë e një sulmi të befasishëm.
Përpara se horrori të niste, të rinjte, kryesisht të moshës 30vjeç ishin mbledhur për të festuar dhe për tu argëtuar derisa sulmi i befasishëm i grupit palestinez ktheu skenën e festivalit në një vendngjarje të larë me gjak.
Lini një Përgjigje